Myftnia Shkoder - Komuniteti Musliman Shqiptare - Albania

Friday
Mar 12th
Madhesia e shkrimit
  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size

Sal-namet – Vjetarët

E-mail Print PDF

Zymer Ramadani

Një ndër burimet e rëndësishme që ia rrisin vlerën pasurisë së shtetit Osman janë edhe vjetarët (sall-name). Dihet se shteti osman kishte një administratë të madhe dhe të mirworganizuar, gjw qw i siguroi perandorisw njw jetwgjatwsi 500 vjeçare. Fjala sallname është fjalë persiane e formuar nga dy fjalw qw janw sal që do tw thotw vit dhe name që do tw thotw libër, shkresë  etj. Kuptimi terminologjik i sâlnâmes wshtw vjetar, regjistër i tubuar për ngjarjet, ndodhitë, statistikat, gjendjen ekonomike, prodhimet dhe ngjarjet e shwnuara tw një shteti (në këtë rast shteti Osman) brenda një viti të caktuar.  Nga kjo nuk kuptojmë vetëm rreth pasurisë dhe arkës shtetërore të qendrës së Stambollit, por edhe regjistrimin e gjithw veprimtarive tw ndarjeve tw mwdha dhe tw vogla administrative që ishin brenda kufijve të perandorisw. Sâlnâmet kanw të bëjnw nw masw tw madhe edhe me statistikat e trojeve shqiptare, nw mwnyrw tw detajuar Sallnametw e vilajeteve. Nga viti 1879 deri në vitin 1900 janë botuar vjetarë të veçantw qw përfshinin trojet e mirëfillta etnike shqiptare si; Sallnamet e vilajeteve të Kosovës, Shkodrës, Shkupit, Janinws, Manastirit etj. Vjetarwt nuk duhet tw ngatërrohen me kalendarët zyrtar (takvim).

Duke u bazuar në burimet që kemi mundur t’i hasim nëpër disa arkiva dhe në disa libra tw tjerw që gjenden nëpër biblioteka të ndryshme qoftë shtetërore apo private, do të sjellim shkurtimisht njohuri rreth sâllnâmeve të vilajetit të Kosovës dhe rrethinës së saj. Por gjithmonë duke e pasur parasysh se në të ardhmen mund të dalin në pah edhe dokumente apo sâllnâme tw tjera që nuk janw regjistruar nga ana e drejtorisë së arkivave deri mw sot. Vlen pwr t’u nënvizuar se këto dokumente të vjetra në lidhje me trevat tona mund tw hasen edhe në pjesën e Anadollit, gjegjësisht në Arkivin Kombëtarë të Dorëshkrimeve dhe atij Yusuf A?a Kütüphanesi në ish kryeqytetin e Selxhukëve në Konja si dhe në Arkivin Shtetërorë në Antalja.
Për herë të parë në Shtetin Osman kërkesën pwr hartimin e sâllnâmeve e ka parashtruar Koxha Reshid Pasha me ndihmën e Ahmed Vekif Efendiut dhe Ahmed Xhevdet Pashës. Mes viteve 1847 deri në vitin 1334 H janë botuar 68 sâlnâme, Vjetarwt e Portës së Lartë Osmane apo Sâlnâmet e Shtetit Osman. Më pas kjo detyrë iu transferua Sekretariatit tw Ministrisw sw Arsimit dhe Akteve Perandorake. Me kalimin e kohës, kjo ka kaluar nëpër organe të ndryshme të shtetit. Sâlnâmet e botuara mund tw klasifikohen në pesë grupe kryesore, që ndahen në nëngrupe tjera:

A. Vjetarët Shtetërore:
Siç përmendem edhe më lartë, për herë të parë është shkruar me iniciativën e Koxha Reshid Pashës. Këtu bëjnë pjesë vetëm dokumentet zyrtare shtetërore.  

B.  Vjetarët e Vilajeteve:
Termi vilâjet me kalimin e kohës është përdorur edhe si ejâlet dhe sanxhak, që këtu mund të themi se në këtë grup hyjnë Sallnamet e komunave, krahinave, provincave dhe regjioneve të ndryshme. Për herë të parë thuhet se nga ky lloj vjetari është shkruar në Trabzon në vitin 1866. Mirëpo sipas Sami Frashërit , Sallnameja e parë e vilajeteve është ajo e Halebit e shkruar në vitin 1284-1328. Edhe këto Sallname janë zyrtare por në një nivel më tjetër se ato të parat. Këtu do t’i përmendim vetëm Sallnamet e Ballkanit: Sallnameja e Vilajetit të Bosnjës 1283-1308 (15 numra), Bosnja Hersek 1301 (5 nr.), Sallnameja e Shkodrës – 1299-1315 (5 nr.), e Kosovës – 1296-1318 (8 nr.), Manastir – 1292 – 1314 (9 nr.), Prizren – 1290 (1 nr.), Selanik, 1287-1325 (23 nr.), Shkup – 1311 (1 nr.).

C. Sallnametë e Institucioneve dhe të Organizatave Zyrtare:
Këtu bëjnë pjesë Sallnametë e punuar nga disa burra shteti që me vullnetin e tyre kanë filluar një punë të tillë, për t’i tubuar veprimtaritë e tyre, që ishin të varura për ta etj. Sâllnâme-i Askeri (në mes viteve 1282-1326 janë shtypur 17 Sallname), Harbiye Nezâreti ve Makam Seraskeri, Rasad’hane-i âmire Sâlnâmesi (më 1288 është botuar vetëm një), Sâlname-i Bahrî (1307 – 1330, 17 numra), Maârif Nezâreti  Sâlnâmesi (në mes viteve 1316-1321 janë shtypur 5 apo 6 Sallname), Rüsûmât Sâlnâmesi (1332, një numër), ?lmiyye Sâlnâmesi (1334, një Sallname)

D. Sallnametë me tematika të veçanta apo organizatave të individeve:
Nga vetë emri kuptohet se janë të llojit privat, e që këto i kanë shkruar organizatat private apo edhe ndonjë myfti etj. Mund të përmendim atë të Ali Suvariut, Ebuzziya Tevfik Beut etj.  
Në vitet 1280 / 1863, Ali dhe Fuad Pasha morën një iniciativë për sistematizimin e ejaleteve. Emri i ejaleteve u shndërrua në vilajete. Në Anadoll dhe Rumeli u formuan qendra të veçanta për këto çështje. Qëllimi ishte që edhe në vendet tjera të bënin një sistematizim të tillë.  Më 1867 u shkrua edhe një dokument lidhur me këto ndryshime “Idare-i Vilâyet Nizâmnâmesi” dhe sipas kësaj u caktua kufiri dhe sipërfaqja e çdo vendi. Siç duket kjo ka ndikuar në të mirë të vendeve dhe popullit sepse, sipas kësaj ndarjeje, iu lehtësua orientimi popullatës.
Një ndarje tjetër e këtyre vilajeteve është bërë edhe ka fundi i sulltanatit të Sulltan Abdylhamidit II-të në vitin 1908.

    
SALLNAMET E VILAJETIT TE KOSOVES
????????  ????? ?????


Vilajeti i Kosovës u formua në vitin 1877. Valiu i parë i sajë ishte Halil Rifat Pasha. Siç e cekëm edhe më lartë, në periudhën e fundit të Dinastisë Osmane vilajetet-prefekturat janë emëruar apo përdorur si ejalete – administrata lokale apo krahina dhe si udhëheqës i sajë ishte valiu. Sanxhakët që ishin të lidhura me vilajetet, udhëhiqeshin nga kajmekami – nënprefekti që në kohën tonë quhet edhe prefekturë apo edhe komunë. Si udhëheqës më të mëdhenj për regjionet që ishin të lidhura me sanxhaqet ishin mutesarrifet, kurse për komunat dhe trevat tjera ishin drejtorët e po këtyre trevave.  
Kufijtë e Vilajetit të Kosovës; në lindje Bullgaria, në perëndim Shkodra së bashku me Malin e Zi dhe Bosnjën, në jug vilajeti i Manastirit dhe Selanikut dhe në veri si fqinjë e ka Serbinë. Ky Vilajet ishte një vilajet shumë i madh me pozitë gjeografike që shtrihej nga Rumelia – jugu i Shtipit të Maqedonisë së sotme dhe që zgjat gjerë në veri jug të saj dhe nga sanxhaku i Tashlëxhes (Plevjes) që është në kufi me Bosnjën. Ky Vilajet ishte një vend i madh që dominonin etnitete të shumta si; Turqit, Shqiptarët dhe Boshnjakët e Ballkanit –të gjithë këta muslimanë-, pastaj Bullgarët, Maqedonwt , Serbët, Romët, Vllahët- të gjithë këta të krishterë. Ishte fqinjë edhe me Serbinë, Malin e Zi që nga pushtimi i Austrisë – Hungarisë më 1878 edhe me Bosnja Hercegovinën.
Si kryeqendër e këtij vilajetit në mes viteve 1879-1893 ishte Prishtina, kurse nga viti 1893 ishte bërë qyteti i Shkupit. Në vitin 1893 ajo kishte një popullsi me 847.419 banorë. Nga këta 507.080 Muslimanë, 340.339 të Krishterë. Salnamja e Vilajetit të Kosovës gjithsejtë tetë herë është botuar. Së pari;
- Në vitin 1879 (1296 hixhri) në Prishtinë në Shtypshkronjën e Vilajetit të Kosovës , plotë 154 faqe shtyp guri. Kurse të tjerat me radhë
- Në vitin 1883 (1300 hixhri) në Prishtinë, Shtypshkronja e Vilajetit të Kosovës me plotë 178 faqe.
- Në vitin 1885 (1302 hixhri) në Prishtinë, Shtypshkronja e Vilajetit të Kosovës me plotë 176 faqe.
- Në vitin 1887 (1304 hixhri) në Prishtinë, Shtypshkronja e Vilajetit të Kosovës me plotë 314 faqe.
- Në vitin 1888 (1305 hixhri) në Prishtinë, Shtypshkronja e Vilajetit të Kosovës me plotë 283 faqe.
- Në vitin 1893 (1311 hixhri) në Shkup, Shtypshkronja e Vilajetit të Kosovës me plotë 239 faqe.
- Në vitin 1896 (1314 hixhri) në qytetin e Shkupit, Shtypshkronja e Vilajetit të Kosovës me plotë 753 faqe.
- Sallnameja e fundit e Vilajetit të Kosovës është shtypur në Shkup  më 1900 (1318 hixhri) në Shtypshkronjën e Vilajetit të Kosovës me plotë 936 faqe.
I gjithë koleksioni i Sallnameve të Vilajetit të Kosovës për fat të keq përveç nuk mund të themi që gjendet neper të gjitha arkivat apo bibliotekat kombëtare në Turqi. Besojmë se është shumë e dobishme të ofrojmë një listë të bibliotekave që mundë të gjenden këto vepra të çmuara.


NJOHURI RRETH SALLNAMES SË VILAJETIT TË KOSOVËS - VITI 1314 (1896)

Ndër Sallnamet e Vilajetit të Kosovës që ne i posedojmë dhe nga hulumtimet e bëra, më me përmbajtje të gjerë mundë të themi se është ajo e vitit 1896 (1314) pasi që është nga më të vonshmet dhe për këtë ndarjen e qyteteve, fshatrave dhe vendeve tjera e ofron më në hollësi.
Në këtë Sallname në radhë të  parë marrin vend takvimi dhe kohet e namazeve të vitit, më pas janë dhënë njohuri të hollësishme për mënyrat dhe format e të shkruarit nga shtresa e ulët dhe e lartë diplomatike, data e lindjes dhe vdekjes së padishahëve, viti i ardhjes së tyre në pozitë dhe vendet se ku janë të varrosur. Pas këtyre janë ofruar informata rreth medaljeve dhe shpërblimeve që u është ndarë ushtarëve dhe parisë me pozita më të larta.
Pasi që janë shënuar qendrat dhe organizatat ushtarake të Vilajetit, janë dhënë edhe emrat, pozitat, detyrat e të gjithë punëtorëve të shtetit dhe sanxhaqeve që ishin të lidhura për këtë vilajet. Këto gjashtë sanxhaqet dhe rrethinat e tyre janë:
1- Sanxhaku i Qendrës së Shkupit me regjionet; Shtip, Bereketli, Kumanovë, Radovishte (Radofcë), Palanka, Koçana dhe Orhanije.
2- Sanxhaku i Prishtinës  me regjionet; Mitrovicë, Vuçitërnë, Gjilan, Preshevë.
3- Sanxhaku i Novi Pazarit me regjionet; Akova, Novi Varosh , Kollshin.
4- Sanxhaku i Prizrenit me regjionet; Tetovë, Luma, dhe krahinat; Gostivar, Radofc dhe Kalis.  
5- Sanxhaku i Pejës me regjionet; Gjakovë, Brane, Tergovisht dhe Gosine.
6- Sanxhaku i Plevjes me regjionet; Prepol dhe Priboj.  
Në Sallname mund të hasim data dhe vite të ndryshme që ndoshta nuk mundë që t’i hasim edhe nëpër enciklopeditë dhe fjalorët enciklopedik.

Kjo Sallname, është shkruar në vitin 1896 (1314 hixhri) në Shkup, e shtypur për të shtatën herë në shtypshkronjën e po këtij vilajeti. Edhe pse është shkruar e shtypur në Shkup, titullohet “????????  ????? ????? - Sâlnâme-i Vilâyet-i Kosova”. Flet rreth vilajetit të Shkupit, sanxhakut të Prishtinës, Novi Pazarit, Prizrenit, Pejës, Plevljes, rreth Shqiptarëve, Shqipërisë dhe historisë së saj, të gjitha këto me rrethinat e tyre, duke filluar nga fshatrat, komunat e gjerë tek qytetet. Për çdo fshat apo qytet janë dhënë informacione të hollësishme, si p.sh. numrit të popullatës së atij vendi, numrin e meshkujve dhe femrave, myslimanëve dhe të krishterëve, medreseve, xhamive, kishave, urave, qendrës së komisariatit policorë, tubimit të pasurisë vjetore, drithërave, kohen e korrjes së tyre, hyrjes dhe daljes së mallrave nga jashtë. Pastaj rreth historisë dhe pozitës gjeografike të këtyre vendeve, ndarjen administrative, ekonominë, kulturën, rreth personaliteteve të ndryshme etj. Thënë shkurt, gjithçka që ka ndodhur është regjistruar me një përpikëri të madhe.

Marrë nga revista kulturore Etika, nr. 17

Komentet (0)add
Ju duhet te jeni te rregjistruar per te bere komente, ju lutemi rregjistrohuni.

busy
 

Sondazh

Cili eshte mendimi juaj, per rolin e komunitetit musliman shkodran, ne tolerancen dhe harmonine fetare ne kete qytet ?!