Prof. As. Dr. Bajram Xhafa
Me gjithë kërkesën imediate të interesit kombëtar dhe të atë shkencor, tema e luftërave mbrojtëse të shqiptarëve kundër pushtuesve serbo - malazezë dhe grekë vazhdon të mos trajtohet drejt e të ndriçohet plotësisht. Parasëgjithash kjo vlen për Luftën e Shkodrës të viteve 1912 - 1913. Mbrojtja e Shkodrës në historiografinë shqiptare ka qenë lënë në harresë ose është kaluar tangencialisht, me mohime faktesh historike, subjektivizëm e shtrembërrime të pafalshme e deri falsifikime flagrante që nuk i pranon logjika elementare dhe ndërgjegja njerëzore, aq më tepër ndërgjegja kombëtare.
Historiani kosovar Xheladin Shala në një kumtesë për këtë ngjarje në Seminarin VI Ndërkombëtar “Shkodra në Shekuj” nëntor, 2005 shkruan: “Kjo epope e lavdishme ishte lënë në harresë për shumë dekada, sidomos në gjysmën e Shqipërisë së robëruar (për faktin se luftoi edhe garnizoni osman në kështjellën e Shkodrës), megjithëse, lirisht mund të themi se, si e tillë, Lufta e Shkodrës ishte shtyllë kryesore e rezistencës kundër pushtuesve serbo – malazez gjatë Luftës së Parë Ballkanike”. I njëjti fenomen dhe për të njëjtat motive ka ndodhur edhe në gjysmën e Shqipërisë së “lirë”. Për periudhën e Diktaturës kjo kishte shpjegimin e vet: diktatin ideologjik marksist - leninist. Por ky fenomen vazhdon të ndodhë edhe tani pas 18 vjetësh të rënies së sistemit (komunist) dhe të ideologjisë së të. Prapa botkuptimit marksist - leninist dhe ideologjisë së të maskohej rryma sllavo - greko – byzantine në historiografinë shqiptare, gjë e cila vazhdon të ushtrojë ndikimin e saj, tashmë pa “kornizën ideologjike”. Provë për këtë është botimi më i fundit e më autoritar “Historia e Popullit Shqiptar” III Periudha e Pavarësisë 28 nëntor 1912 - 7 prill 1939, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Tiranë, 2007.
Lufta e Shkodrës 1912 - 1913 u bë “syri i ciklonit” i Luftërave Ballkanike. Marrë në tërësi, Mbrojtja e Shkodrës shqiptare nga sulmet ushtarake serbo - malazeze përbën epopenë më heroike e më madhështore në historinë e luftërave të shqiptarëve, e pa shoqe madje në historinë evropiane. Pas një rrethimi të gjatë e të hekurt që nga fillimi i luftërave në tetor 1912, pas gjashtë muajsh luftë, në fillim të marsit 1913 vazhdonin të qëndronin ende: Shkodra ndaj sulmeve ushtarake serbo - malazeze, Janina ndaj atyre greke dhe Ederneja ndaj ushtrive bullgare. Mihal Grameno shkruan se Shqipëria po shkelej anembanë prej ushtrive greke e serbo – malazeze duke gjetur pengesa “vetëm në kryeqytetet e Shqipërisë, Shkodër dhe Janinë, ku luftonin trimat shqiptarë nën komandë të dy luftëtarëve të mëdhenj, Esat Pashë Toptani dhe Esat Pashë Janina, dy heronj të cilët habitën gjithë botën me burrërinë e tyre që treguan”.
Më 6 mars Janina ra në duart e grekëve. Më 26 mars edhe Edërneja ra në duart e bullgarëve. Në Shkodër dhe rrethin e saj forcat malazeze e serbe vazhdonin sulmet me tërbim për ta pushtuar atë. Në katër frontet e Shkodrës së rrethuar (Tarabosh, Bërdicë - Beltojë, Bardhanjor dhe fusha e Shtojit) vazhdonte qëndresa mbinjerëzore. Nëse Shkodra do t’I qëndronte bombardimit, (siç edhe i qëndroi në të vërtetë - B. Xh.) shkruan E. Durhami, çdo gjë do të varej nga rezervat e ushqimeve për të mos u dorëzuar deri sa të bëhej paqja. “Të ngujuem dhe pa bukë, ishin turq e shqiptarë. Prandej, forcave ndërkombëtare nuk u bahej vonë”. Përballë insistimit të Rusisë të mbështetur nga Franca që Shkodra t’i jepej Malit të Zi, në Konferencën e Ambasadorëve qëndronte këmbëngulja e Austro - Hungarisë që ajo t’i mbetej Shqipërisë. Konferenca evropiane e Ambasadorëve zvarriste vendimin që të mbërrinte tek plani sllavo - ruso - frances. Më së fundi, më 22 mars 1913 Konferenca u detyrua të marrë vendimin përfundimtar për kufijtë veriorë e verilindorë. Shkodra i mbeti Shqipërisë. Nuk ka dyshim se vendimtar në marrjen e këtë vendimi ka qenë qëndresa heroike e mbrojtësve të saj. Po kush ishin mbrojtësit e sajë
Mbrojtësit e Shkodrës ishin turq e shqiptarë, ishte aleanca turko - shqiptare. Edhe rezultati përfundimtar i dedikohet kësaj Aleance e cila po shkruante me gjak kapitullin e saj të fundit pas një historie të gjatë bashkëjetese afro 500 vjeçare. Rezultati fatlum dhe I fundit i saj ishte: Shkodra - Shqipërisë. Shkodra, njëra dhe e vetmja nga të katër qendrat e katër vilajeteve shqiptare të periudhës osmane e të Shqipërisë etnike që i mbeti Shqipërisë. Atje ku kjo aleancë u minua dhe nuk funksionoi pasojat qenë tragjike për popullin e kombin shqiptar: Janina (kryeqender e Toskërisë), Manastiri dhe Shkupi u pushtuan ushtarakisht, u aneksuan politikisht dhe më pas ndryshuan rrënjësisht fizionominë etnike, kulturore e kombëtare.
Përballë Aleancës Ballaknike, Turqia ishte e vetme. Pas Lidhjes së Prizrenit e sidomos pas Revolucionit xhonturk (1908) pozicioni i shqiptarëve u bë shumë kritik. Veprimtaria politike, agjenturore e diversioniste e fqinjëve dhe vetë politika që ndoqën xhonturqit ndaj shqiptarëve çoroditën shumë qëndrimin e këtyre të fundit.
Kur ushtria malazeze sulmoi në drejtim të Shkodrës, Esat Pasha e çmoi rëndësinë e Kalasë dhe nxitoi në ndihmë të Shkodrës me një division rezervë (redif) prej 10 000 burrash, që ishte nën komandën e të në Elbasan dhe Tiranë. Dedë Sokoli (Coku) I Bregut të Mates me pjesëtarë të fisit të Kelmendit i preu udhën. Esati i urdhëroi ata të njihnin detyrimet e Shqipërisë autonome ndaj Turqisë dhe ta lejonin të kalonte. Kur ai nuk pranoi, Esati u detyrua ta çante rrugën me luftë dhe arriti në Shkodër në kohën e duhur para se t’i prisnin rrugën ushtritë malazeze.
Në luftën për pushtimin e tokave shqiptare në skalion të parë të ushtrisë së saj komanda malazeze vinte kryengritësit shqiptarë të Malësisë së Madhe, që me sulmet e tyre të fuqishme morën përsëri më 10 tetor pikëmbështetjen e rëndësishme e të fortifikuar, Deçiçin, ku ngritën përsëri flamurin shqiptar, por menjëherë pas tyre arritën ushtarët malazezë dhe ngritën flamurin e tyre duke thënë “E çliruam ne”. Turqit patën shumë të vrarë dhe u larguan me vrap. Nga malësorët pati 52 të vrarë, kryesisht vullnetarë nga Gruda. “Çudia ishte se shqiptarët malësorë myslimanë e katolikë po prënë shqaun në këtë mësymje të tokës shqiptare. Problem tragjik, inkoshiencë e tmerrshme...”. Të dhënat flasin për pjesëmarrjen e 10 - 11 mëë malësorëve në përkrahje të ushtrisë së Malit të Zi. Anglezja Edith Durham që ndiqte zhvillimin e luftimeve në terren, shkruan se “... në frontin tonë të luftës, ushtria malazeze kishte dalë nga prapa Deçiçit, pasi i hapën rrugë të lirë malësorët shqiptarë përmes trojeve të tyre. Për më tepër, burrat e Kastratit e të Shkrelit sulmuan fshatrat myslimane buzë liqenit dhe hapën rrugën...Unë për asnjë çast nuk e besoj se malazeztë do të kishin arritur diku afër Shkodrës e ndoshta nuk do ta kishin marrë as Tuzin, sikur malësorët në gusht të mos i kishin detyruar turqit të zbraznin shumë nga postat kufitare e të mos e shkëputnin Tuzin nga të gjitha përforcimet dhe, jo vetëm lejuan ushtritë malazeze përmes krahinës së tyre, por e ndihmuan shumë për të marrë Deçiçin dhe për t’i hapur rrugën që të përparonte”.
Një politikë të ngjashme ndoqi edhe Serbia me shqiptarët në Kosovë dhe vise të tjera. Kjo pati pasoja katastrofike për shqiptarët. Lidhur me qëndrimin ndaj konfliktit mendimi politik shqiptar nuk ishte unik. Gazeta “Liri e Shqipërisë”, që përfaqësonte opinionin e kolonisë shqiptare të Sofjes, qysh në fillim të tetorit u drejtohej shqiptarëve me thirrjen: “...të marrin armët dhe të mbrojnë kufijtë e mëmëdheut tonë, duke kërkuar autonominë e Shqipërisë”. Ndryshe e vlerësuan gjendjen kolonitë shqiptare të mërgimit në SHBA. Ato mendonin se Turqia, sidoqoftë u kishte njohur disa të drejta kombëtare, kurse pjesëtarët e aleancës ballkanike synonin ta copëtonin atë krejtësisht. Mbledhja e përfaqësuesve të kolonive shqiptare të SHBA, që u bë më 6 tetor 1912 në Boston, duke “...marrë në sy që po mundet Turqia, shtetet e Ballkanit do ta ndajnë Shqipërinë mes tyre”, deklaronte: “Eshtë detyrë e atdhetarëve shqiptarë të jenë plotësisht të bashkuar me guvernën (qeverinë) otomane kundër armiqve të Mbretërisë”. Si funksionoi kjo aleancë në Rrethimin e Shkodrësë Kur filloi Lufta Ballkanike Shqipëria ishte nën sundimin osman. Padyshim Perandorisë i binte edhe detyra e organizimit të mbrojtjes. Komandant I mbrojtjes së Shkodrës dhe vali ish ishte një gjeneral turk Hasan Riza beu, i zoti dhe trim. Sipas autorit anglez Suajer, Hasan Riza Pasha kishte në dispozicion rreth 14 mëë burra të Divizionit të 24 - t.
Sipas librit “Mbrojtja e Shkodrës” botuar më 1933 të autorëve turq Abdurrahman Nafiz dhe Kiramudin, të dy oficera shtatmadhorë pranë Hasan Riza Pashës del se ky i fundit përpara se të fillojë Lufta Ballkanike ka kërkuar nga Ministria e Luftës ta ketë pranë Esat Pashë Toptanin për shkak të influencës që gëzonte në shumë krahina të Shqipërisë të cilit i jepet detyra grumbullimit të forcave rezerviste e vullnetare dhe njëkohësisht e komandantit të tyre. Autorët e mësipërm riprodhojnë shënimet e togerit zviceran Karl Egli se “kur asht lirue qyteti, forcat e rregullta e të parregullta kanë qenë 24 000”, pra nizamë turq dhe redifë (rezervistë) e vullnetarë shqiptarë. Në rrethimin e gjatë mbi gjashtë mujor të Shkodrës nga forcat serbo - malazeze luftuan sëbashku me nizamët turq edhe rezervistët e vullnetarët shqiptarë. Ky fakt qe mishërimi i natyrshëm i aleancës turko - shqiptare.
Nga Hamdi Bushati morëm njërin nga shembujt e fillimit të bashkëpunimit dhe solidaritetit në atë që u quajt Lufta e Krajës (Taraboshit). Për të pritë rrezikun që i afrohej zonës së fortifikuar të “Taraboshit” një fuqi e rregullt e kësaj zone shkëputet për të ndaluar afrimin e armikut e cila përbëhej prej 3 batalionesh,1 kompani mitraliere dhe 1 bateri malore. Lufta nisi e ashpër dhe puna shkoi deri në luftim trup me trup midis ushtarëve të batalionit të dytë dhe atyre malazias. Ndërkohë vjen një forcë prej 200 vullnetarësh shqiptarë të Anës së Malit. Kjo betejë që zgjati 6 orë me kacafytje të përgjakshme, më në fund u kunorëzue me fitoren e ushtrive osmano - shqiptare. Sipas komunikatës së shtabit turk Hamdi Bushati shënon 800 malazez të vrarë kurse statistika e këtyre të fundit shënon: 1538 ushtarë dhe 39 oficerë. Nga ushtria turke 27 të vdekur, 49 të plagosur dhe 4 të humbur. Në këtë luftë ranë dëshmorë edhe disa shqiptarë nga Ana e Malit dhe e Krajës. Autori veçon shkodranin Shaqir Halili i cili luftoi trimërisht në sheshin e luftës përkrah komandantit (turk) Sadedin bej duke derdhur edhe gjakun e të në shënjë besnikërie të naltë ndaj komandantit hero, për të cilin kishte një simpati jashtëzakonisht të madhe.
Të dy pashallarët, Hasan Rizai dhe Esat Toptani kanë qenë përgjegjës (si bashkëkomandantë) për moszbatimin e urdhërit të armëpushimit të dhjetorit 1912. I pari vali dhe komandant i Mbrojtjes së Shkodrës, përgjegjës për divizionin e rekrutëve turq, për të cilin një gjeneral malazez ka thënë (për Hasan Rizanë): “Ka punuar si ndonjë japonez dhe mbrohet si luan”. I dyti përgjegjës për forcat shqiptare që përbënin divizionine rezervistëve e të vullnetarëve. Aleanca u formatua edhe në komandën unike të dy komandantëve të mbrojtjes.
Një rrethim i gjatë dhe i hekurt, nën breshërinë e bombardimeve të pandërprera të topave e shrapnelave, ditën e natën, me sulme të egra gjithë tërbim, në të ftohtin e dimrit dhe tmerrin e urisë që po korrte pa kursim jetë njerëzish, luftë me armë dhe luftë nervash, krëohen edhe situate shumë të rënda që kërkojnë nerva të forta. Në ditarin e të korespondenti italian i luftës Gino Berri shkruan edhe për një incident midis dy komandantëve kur në debat e sipër, kërcënimit të Esat Pashës për mungesë trajtimi të redifëve Hasan Riza Pasha i përgjigjet duke nxjerrë dhe drejtuar revolen. Të njëjtën gjë bëri edhe Esati, por ndërhyrja e shpejtë e ajdutantëve e shpëtoi katastrofën. Edhe pse incident shumë i rëndë, Aleanca nuk u prish. Nuk u prish as pasi më 30 janar kur Hasan Riza Pasha u vra me atentat. Njësia dhe vazhdimësia e komandës dhe e mbrojtjes së Shkodrës vazhdoi deri në mundësinë e fundit. Tashmë nën drejtimin e Esat Pashës.
Një pamje tjetër e ngjarjeve zhvillohej në frontin grek. Gjatë tërheqjes (së trupave turke - B. Xh.), - shkruan Eqrem bej Vlora, ish komandant i trupave mbrojtëse territorial me gradën major në rezervë, - ushtarët nga Shqipëria e Jugut - mjerisht - vranë oficerët turq (gjatë kalimit të qafës së Djavatit) dhe kishin dezertuar. Mbeturinat e armatës së Vardarit u grumbulluan një pjesë në Janinë, një pjesë u mbërthye në zonat ende të lira të Shqipërisë midis vëës Leskovik - Këlcyrë – Gjirokastër - Delvinë - Sarandë nga njëra anë dhe Durrës - Elbasan - Berat nga ana tjetër.
Pas luftimeve në Grebene, grekët hynë në Mecovë më 9 nëntor 1912 dhe iu afruan Janinës. Gjatë përparimit të tyre, ata nxitën banorët ortodoksë në kryengritje kundër ushtrisë turke. Në fshatrat me popullsi të përzier bënin propagandë që banorët të futeshin në ushtrinë greke. Ushtria greke përparoi drejt Konicës e Leskovikut, rrethoi Janinën, shtiu në dorë Sazanin dhe zbarkoi në Himarë. Në Himarë zbarkuan dy batalione gjiritlinj (vullnetarë grekë nga Kreta) të komanduara nga shqiptari himariot Spiro Spiromilo (Milaj) - kolonel i ushtrisë greke, “në ndihmë të kryengritësve”, të cilën e pushtuan bashkë me një varg fshatrash përreth.
Me krëimin e Qeverisë së Përkohshme shqiptare, mjaft nacionalistë shqiptarë mendonin se nuk ishte e nevojshme qëndresa kundër pushtimit grek sepse, sipas tyre, Shqipëria tanimë ishte shtet I lirë dhe i pavarur, i cili dëshiron të jetojë në paqë me të gjithë fqinjët, e në radhë të parë me grekët. Ata kishin bindjen e dyshimtë se përballë marshimit të popujve të tjerë të Ballkanit, mjafton të qëndrojmë asnjanës dhe do të fitojmë miqësinë e armiqve të Perandorisë Osmane e do të Për rrethanat politike të Qeverisë së Përkohshme, kjo ishte një masë paraprake e detyruar, por ishte edhe një propagandë që u shkonte për shtat armiqve e që I solli dëme të mëdha Shqipërisë. Për shkak të kësaj propaganda diversioniste e me qëllim sobotimi të mbrojtjes së vendit, batalioni i mbrojtjes territoriale u shpërnda. Atëhere grekët pushtuan fshatrat përreth, dogjën shtëpitë dhe e detyruan popullsinë të merrte arratinë.
Ismail Qemali dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë së Përkohshme, - shkruan Eqrem Bej Vlora, - ishin të mendimit se ekzistenca e Shqipërisë varej krejtësisht prej vullnetit të Fuqive të Mëdha. Po të donin ata krëimin e Shqipërisë, do të ishte detyra e tyre t’i çlironin trojet shqiptare nga sllavët dhe grekët, kështu ishte madje e dëmshme që me luftën tonë t’I zemëronim edhe më shumë fqinjët. Ca më tepër, çdo shqiptar i vrarë do të ishte një humbje e kotë për atdheun. Kur dëgjonin propagandën se Shqipëria tani është shtet i pavarur dhe shqiptarët nuk kanë punë me luftërat e turqve, ushtarët shqiptarë në Vlorë e Berat braktisnin vëën e frontit. Pa këtë arratisje të ushtarëve shqiptarë, kampi i përforcuar i Janinës do të ishte mbajtur, mbase edhe disa javë dhe ndoshta, kufijtë e Shqipërisë me Greqinë do të kishin marrë një zgjidhje tjetër më të favorshme. Kjo arratisje e shqiptarëve solli thyerjen e vëës mbrojtëse në Çamëri (komandant general brigade Eqren bej Libohova - Arsllan - Pashaliu) dhe Shqipërisë I kushtoi humbjen e Çamërisë, njerës prej krahinave të saj më të bukura dhe më të pastërta etnikisht.
Edhe në Shkodër kishte shfaqje rebelimi të rezervistëve e vullnetarëve por Esat Pashës i duhej të shkonte llogor më llogor dhe edhe të pushkatonte ndonjërin nga ata që ishin rebelue nga urëa. Redifët, të sjellë nga Durrësi janë të paduruar për një zgjidhje. Ata, gjithsej 15 000 vetë erdhën për mbrojtjen e Shkodrës me kusht që të mos qëndrojnë më shumë se katër javë. Kurse më pak, javët e qendrimit të tyre do të jenë dymbëdhjetë, shkruan Gino Berri në ditarin e të më 30 dhjetor 1912. Më 7 janar shkruan: “Redifët janë më tepër se asnjëherë të paduruar për t’u kthyer në shtëpitë e tyre. Këtë ua thonë të gjithëve. Patjetër që nisja e tyre do të tregonte fundin e rrethimit. Ata mund të ishin 15 000 veta që do të braktisnin qytetin”.
Në takimin e fundit me krerët myslimanë e të krishterë valiu (Esat Toptani) veç të tjerash ju kujton parisë shkodrane shembullin që dha rinia më e bukur e Perandorisë, e ardhur nga viset më të largëta për të mbrojtur qytetin tuaj, juve dhe familjet tuaja.
(C) SHKODRA.WS






