Myftnia Shkoder - Komuniteti Musliman Shqiptare - Albania

Thursday
Mar 11th
Madhesia e shkrimit
  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size

Sistemi i antivlerave në modelin ‘Big Brother’

E-mail Print PDF

Doan Dani

Ne vazhdën e imitimit 'majmunist', të cdo produkti perëndimore, i mediave elektronike, nuk mund të kurseheshim nga depërtimi i emisioneve "trash". Kanë vite që eksperimentohen në perëndim dhe asnjeri nuk i jep dot përgjigje pyetjes se cfarë mesazhi përfitojmë nga  kjo kohë që ne shpenzojmë përpara televizionit duke u kenaqur, habitur, neveritur me "kopështin zoologjik" të kafshëve - njeri që popullojnë savanat televisive. I riu që pretendon të arrijë pasurinë nëpërmjet famës dhe famën nëpërmjet  syrgjynosjes në një shtëpi, duke pasqyruar shëmtine e fallsitetit të shoqëruar me të gjitha veset, është bartës i  një lloj  parazitizmi imoral. Shikojmë një film, program dhe cfarëdolloj tjtër  produkti mediatik, të nxitur nga vlerat që ai përcon apo  thjeshtë nga doza e emotivitetit, sic janë (në ektrem) filmat horror si percues të frigës, emocioni më i fortë njerzorë. Në programe si Big Brother përvëc majmunërizmit, një proçes që na parashtrohet si virtyt, nuk trasmetohet asnjë vlerë dhe asnjë emocion: entertainment i ënkuptuar si saldim i njerëzve përpara  ekranit me rrezikshmëri të provuar indoktrinimi ose të paktën vetëm percaktimi (të "mesazhit "që serviret) si një model për jetën. A mund të jetojë shoqëria shqiptare në këtë mënyrë/model?!

Big Brother janë ideuar për të treguar jetën normale të një grupi personash, por qëllimi ka falimentuar, sepse kur  një sërë njrëzish jetojnë të mbyllur në një hapësirë të ngushtë pa libra, gazeta, informacion, duke bëre një "hic" gjithë  ditën,  "atë  cfarë do të dëshmojnë nuk do të jetë normaliteti por patologjia e tyre" pohon Umberto Galimberti. Ky është spektakël i "cmendurisë" dhe jo normalitetit, e  kjo vërehet tek ulërimat, cirrjet, sharjet,  ofendimet, komplotet, tradhëtitë, lakuriqsia, injoranca, indiferenca ndaj ambientit rrethues, arroganca, cinizmi, mendjemadhësia. Mesazhi që i trasmetohet të rinjve është : ne ekzistojmë vetëm kur  dukemi publikisht dhe vetëm kur cfaqim publikisht pasurinë tonë të brëndshme. Në këtë mënyrë ngatërrohet identiteti personal me publicitetin e imazhit të individit. Një filozof pohonte "Mos dil jashtë vetes por kthehu tek vetvetja. E vërteta banon në njeriun e brendshëm, e nëse do të zbulosh që natyra është e ndryshueshme tejkalo edhe veten". Kjo duhet kuptuar se brendshmëria e njeriut është e shenjtë dhe shenjtëria e saj  cënohet kur ajo ekspozohet.

Dinamizmi më i fuqishëm i emisionit përfaqsohet nga ky ekspozim i jetës personale dhe njerëzit  që fiksohen përballë ekranit për të vëzhguar këtë eveniment. Pra në këtë mënyrë telespektatori shndërrohet në një "sy" që ka aftësinë, në këtë rast të ofruar pa e kerkuar, të shikojë intimitetin. Njeriu që imiton Hyjninë, është tentative prehistorike: modeli fetar dëshmon si Perëndia i ka kursyer Vetes këtë aftësi të vëzhgimit të zemrës, mëndjes, pra brendshmërisë, dhe si njeriu që me krijimin kërkon t'i afrohet Atij duke tejkaluar kufinjtë e pamundësisë. Modeli Big Brother i afron spektatorit mirazhin e huazimit të Fuqisë Supreme, gurin e Alkimisë. Por a është i drejtë vëzhgimi jashtë cdo kufiri? "Nëse jemi pakthyeshmërisht të ekspozuar nga shikimi i te tjerëve jemi pakthyeshmërisht të  objektivizuar" -  thotë Sartri. Kjo nënkupton që intimiteti ynë kthehet në mallë, materializohet. Konkurentët servirin vetveten duke tejkaluar normat morale, duke shkatërruar kështjellen e turpit për  hirë të famës dhe pasurisë që derivon nga ajo. Turpi dhe rezervimi i intimitetit,  na bëjnë më të fortë përballë të tjerëve, mendon Sartri. Ekspozimi i tyre, në të kundërt, na bën të prekshëm dhe të thyeshëm. 'Paturpësia' e kuptuar si shembje a atyre mureve që ndajnë të brendshmen nga e jashtmja, pjesën rezervuar, individuale, intime, nga ekspozimi, është e kundërta e asaj që Scheler e shpjegon me 'Turpin' [cipësine, fytyrën]: "mbrojtjen e thellësisë nga sfera publike". Nëse quajmë 'intime' atë që i mohohet të huajit të panjohur, ne mbrojme lrinë tonë. Turpi nuk duhet kufizuar tek veshja, as tek sjellja e jonë në pergjithësi, por në një kontekt sa të gjërë aq edhe specifik: tek 'ruajtja' e cila vendos shkallën a hapjes dhe mbylljes ndaj të jashtmes. Të ekspozuar ndaj të huajes, sic pohonte Sartri, nëpërmjet turpit, cipësisë dhe asaj që në gjuhën tonë quhet jo pa qëllim 'fytyrë', arrijmë të mbrojmë subjektivizmin tonë nga objektivizmi (gjykimi) i të tjerëve. Në kah të kundërt lundron 'Paturpësia' që shkatërron këtë "rojtarë" nëpërmjet publicizimit të sferës private, pasi në një shoqëri konsumiste nëse nuk i bën reklam mallit ai është i destinuar të mbesë stok. Malli, në rastin e Big Brother, është intimiteti i shitur për konsum masiv.


Realiteti i ynë karakterizohet nga një "traditë" thashethemesh që vjen pikërisht nga dëshira e  njerëzve për të njohur fakte, eksperienca dhe intimitete të ambientit rethues social,  për të qenë më të "fortë" kur të përballen me akuza të ndërsjella. Marrja e informacionit është një armë, jo vetëm në nivel volgar, por edhe profesionist gjeopolitik, pa komentuar këtu mënyrat të cilat shpesh janë të paligjshme ose të pamoralshme. Klientët e "shtëpisë zoologjike" të Big Brother e zhveshin vetveten nga cdo barrierë duke u vetëofruar si kavie, objekt i gjykueshëm (objektivizim) nga syri i masës. Nga ana tjetër, teleshikuesit i mungojnë justifikimet për të  ndjekur informacione të tilla sepse (pjestarët e shtepisë së Big Brother) nuk janë njerëz me të cilët mund të përballet, për rjedhojë nuk duhet të mbrohet nga ato, por nuk i mungon shtysa, në disa momente sadiste, për të thithur këto infrmacione edhe pse të pavlefshme, për motivin e thjeshtë të kureshtjes. Kur kjo idealizohet mjafton që secili të vendosë vetveten në një pozitë të atillë ku nuk ka më kufinj mes personit dhe botës rrethuese, ku ti spiunohesh, vëzhgohesh 24 ore në 24, për të kuptuar absurditetin  e të qenurit përballëe telekamerave në këtë shtëpi, idealizimit të këtij modeli. Në rastin e Big Brother praktika e thashethemeve istrumentalizohet, ngrihet në piedestal, zyrtarizohet duke i dhënë mundësi  spektatorit të spiunojë brendshmërinë që tek "shtëpia zoologjike", serviret pa patur nevojë të kërkohet. Brendshmëri e servirur, fallsitet dhe parazitizëm janë tre modele që trasmeton Big Brother në moton "ne nuk bëjmë asgjë, jemi vetvetja dhe për këtë vlerësohemi". 'Hici' na hiqet për vlerë! Tani le të më thonë ato që kanë dëshirë integrimin, në stilin majmunist, a jan të  gatshëm të shesin vetveten për hirë të famës që shpie tek pasuria?!

Modeli që shpie në famë dhe  kjo famë që sjell pasuri me shitjen e brendshmërisë, duke cfaqur disa sjellje të pakonceptueshme për shumicën e masës shqiptare, mund të themi se nuk ka vlera, pasi nuk ka informacion, nuk ka njohuri, nuk ka njerëz  që sfidojnë jetën me inteligjencë, kulturë dhe edukatë, nuk ka të rinj shembull i identiteteve të forta, por vetëm parazit, tregtarë të vetvetes. Tregtia e jetës private është arma e fundit e shoqërive perëndimore vecanarisht i atyre segmenteve modelformuese që i heqin njerëzve tiparet e tyre diskrete dhe intime. Për të përmbushur këtë detyrë përdoren mediat e shkruara dhe sidomos ato elektronike, dhe kush i disponon ka në dorë një armë të fortë imponimi modelesh për të shndërruar masën në një turmë me trushplarë, te cilës i shiten vetëm ato produkte të iponuara nga modelformuesit që tentojnë të shkëpusin këtë masë nga problemet me rëndësi jetike. Gjuha italiane përdor për fjalën 'turp' një term kuptimplotë,  vergogna e ardhur  nga latinishtja  vereor  dhe  gognam  që në shqip përkthehen  i frigsohem ekspozimit tim publik. Të rinjtë pjesmarrës në emisione të tilla trasmetojnë pikërisht të kundërtën: nuk kam frigë, nuk kam turp nga opinioni publik për brendësinë time sepse pacipësinë e kam shndërruar në virtytin tim. Kjo përshkon gjithë  cfaqen e  pjesëmarrësve. Ku qëndron roli i mediave këtu? Në fshirjen e kufinjve të 'paturpësisë' nëpërmjet pretendimit se 'kështu jemi të sinqertë', pasi fundja, 'nuk kemi asgjë nga e cila duhet të kemi turp'. Kjo parullë jo vetëm është shfajësuese, por edhe një sfidë ndaj ekspozimit përballë të jashtmes, ku ekspozimi (paturpësia) trasformohet në vlerë! Eshtë e cudtishme si në shoqëri tejaskajshmërisht kapitaliste, ku prona private është e shenjtë, vlerësohet hedhja e vetvetes në komunitet, duke u shndërruar në pronë e përbashkët komuniste, ku të gjithë vëzhgojnë. Sikurë perëndimi e luftoi komunizmin; sikurë ne e braktisëm para 20 vitetesh!

Personalisht njoh dy mënyra pausurimi dhe mbijetese. E para është puna e konceptuar si sforcim psiko-fizik ndërsa e dyta trashëgimia të cilën një njeri e përfiton pa asnjë sforcim. Puna si menyrë mbijetese apo pasurimi pa kufi,  ka dy variante. I pari është ai sforcim psiko-fizik prodhues që i nënshtrohet disa normave ligjore dhe morale të shkruara ose thjeshtë të njohura si të tilla.Varianti i dytë është një sforcim  që sfidon këto norma dhe për këtë njihet si punë e "pandershme" nga shoqëria njerëzore, ose nga shoqëri lokale. Këtu hyjnë trafiqet e ndryshme, bota e krimit,  prostitucioni, pedofilia etj. 'Konsumoj, pra jam' titullon Bauman një nga veprat e tija të pavdekshme, me logjikën kritike të thejshtë dhe depërtuese, që pasqyron 'konsumizmin' e shfrenuar pa rregulla etiko-morale. Pikërisht këtë ofron Big Brother, në aparencë, nëpërmjet një mënyre të re fitim-pasurimi: pushtimin e cdo territori nga pasojat e konsumizmit. Nuk ka asnjë sforco psiko-fizike, moralo-ligjorë dhe asnjë përfitim derivat i trashëgimisë, në këtë variant, pra nuk ka asnjë lloj pune në këtë mënyrë përfitimi. Ka vetëm tregtim të vetvetes që nuk është i ngjashëm as me prostitucionin i cili kategorizohet tek përfitimi nëpërmjet punës. Kjo formë tregtie ka për produkt perfundimtare  brendshmërine e njeriut me të gjitha elementet përbërese duke filluar me sjelljen, vlerat,  veset dhe vetem ato, sepse virtyte nuk ka, pasi nëse ka një njëri bartës të virtytit ai nuk e hedh atë në treg; duke vazhduar pasataj me agresivitetin, individualitetin dhe ligjin e xhunglës. Ky i fundit i shprehur në momentet e eliminimit nga shtëpia ku antarët ndërmarin strategji personale të ndrsyhme, krijojnë lidhje të të gjitha llojeve për të arritur qëllimin, famën, e nga ana tjeter shpërthejnë në vajtime keqardhjeje për të eliminuarit që vetë eliminuan!  Kështu kokteilit të antivlerave të emisionit i shtohen edhe hipokrizia, fallsiteti, egoizmi, zilia, mendjemadhësia. E fundit në këtë rënditje, medjemadhësia është karakteristikë tipike e njerëzve që nuk kanë se cfarë oforojnë, është fshehje e injorancës, dalje mbi vetveten. Medjemadhi tenton të cfaqet, është i dashruar pas "madhëstisë " së tij, nga ku buron "një përcmim i papërmbajtur ndaj tjetrit". Ku më  mirë se tek kjo shtëpi mund të gjendet një habitat i përshtatshëm?

Fama dhe fitesa e propozuar duke mos u inkuadruar në dy mënyrat klasike të mësipërme bëjnë pjesë në një mënyrë të re e karakterizuar nga një kallëp që formon njerëz sidomos të rinj të cilët pasurohen dhe vendosen në qendër të vemendjes nga thyerja e shenjtërise të botës së brëndshme. Programi pasqyron në mënyrë të qartë se njeriu pa asnjë aftësi dhe pa asnjëlloj sforcimi mund të përparojë në botën materiale. Gjer këtu (tek përparimi)  nuk jam aspak xheloz,  por si cdo produk që hidhet në treg edhe ky ka një kosto. E ajo është vlera e jonë njerëzore dhe dallimi me botën e kafshëve, intimiteti individual i njeriut që në këtë model shkatërrohet plotësisht. Për këtë besoj në pavlershmërinë  e kësaj rruge fitimi dhe avancimi në botën që na rrethon. Për më tepër kjo shtëpi e ngushtë për të gjithë të rinjtë, universalizon "hiçi-in", kur tenton ta  shndërrojë në model. Në këtë shkretëtire komunikative të vlerave reale, të rinjtë përceptojne një shoqëri anonime, që nuk i lë vend reflektimeve të emocioneve të tyrë. Nga gjithë kjo tentative për të qenë pjesë e pandarë e shoqërisë moderne, të rinjtë (modeli që paraqet shtëpia "zoologjike") ndjehen të vetmuar, sepse nuk i japin rëndësi ndërtimit të lidhjeve humane por lidhjeve komerciale, nuk i japin rëndësi ndjenjave të vërteta por atyre të ndërtuara në mënyrë artificale vetëm për t'i bërë vetes një vend në botën e publicitetit, materies. Kjo shpjegon arsyen që relacionet e të gjitha llojeve që lindin në këto ambjente, nga këta njerëz të etur për famë të cilën duan ta arrijnë me cdo kusht, janë vetëm pjesë e një loje, e individualizmit të xhunglës, e një strategjie, e një objektivi. Imituesi bëhet fuqishëm pjesë e konsumizmit ekstrem, dorëzohet përpara jetës, e vetmja mundësi që i ofrohet është kjo tregti e pacipë, ky parazitizem destruktiv dhe ky sistem vlerash të pavlera që formojnë një klasë majmunësh  në sensin e ngushtë të 'imitimit'.

Cfarë përfituam si teleshikues? Ja vlen investimi i kohës në produkte të tillë? Kam menduar se njeriu për argëtim i nisur nga dëshira për të njohur nga afër botën e kafshëve shpenzon një biletë hyrjeje në një kopësht zoologjik, por njeriu i shndërruar në kafshë ekspozimi, inverton rolet e specieve! Shpresoj që vëzhguesit e këtij "kopështi" modern të mos pretendojnë të marrin rolin e banorëve të tij ashtu sic nuk dëshirojnë të marrin rolin e kafshëve të vërteta në kopështin zoologjik. Meqënëse trasmetohen antivlera, meqënëse shoqëria shqiptare është ende e shëndoshë për t'u infektuar nga semundje te tilla shoqërore, është mirë që përpara se të ndodhemi përballë një tumori aktiv, shkatërrues për shoqërine, të zgjohemi, të bindemi se jo cdo inicative mediatike për hirë të perëndimorizimit, që ka rrëmbyer elitat, është pozitive. "Reflektimi kërkon përpunim logjik, ja përse njeriu e ka më të lehtë të gjykojë" – thotë Jorge Luis Borgès - kush dëshiron të dalë nga gjykimi të reflektojë. Të mos harrojmë gjithashtu, se shoqëria jonë ka rrënjë në tradita dhe vlera shekullore dhe emisione të tilla kërkojnë t'i minosin ato gjoja sikur po shkojmë drejt Evropës, nga e cila (elita intelektuale) këto programe sot kritikohen fuqishëm. Objektivi i vendit dhe popullit tonë nuk duhet të jetë trasformimi ynë në frymorë që jetojnë me të vetmen vlerë, mbijetesën. Kur mbijetesa shndërrohet në vlerë dhe virtyt, shoqëria njerëzore barazohet me botën e kafshëve.

www.mesazhi.com

Komentet (0)add
Ju duhet te jeni te rregjistruar per te bere komente, ju lutemi rregjistrohuni.

busy