Agon Dragusha
Edhe pse Aristoteli pohoi se njeriu është qenie shoqërore (zoon politikon), i cili nuk bënë të ndahet nga shoqëria prap se prap njëriu në disa raste duhet të jetë edhe qenia individuale i cili duhet të mendojë për vetën e tijë.
Nga ana tjetër nëse nisemi nga Platoni cili i kushtoi rëndësi analizës së vetëdijes shoqërore, duke konsideruar se ajo vetëdije është mbledhje e vetëdijeve individual të anëtarëve të grupit.”Shpirti i njeriut që përbëhet nga tri pjesë kryesore: intelekti, vullneti dhe epshet (pasionet)”.
Pra nga kjo mund të themi se njeriu ka intelekt, vullnet dhe epsh, e nëse ne nuk nisemi nga mendja jonë që të shohim rrugën e së ardhmes atëher na del mendimi i Nietzsches i cili në defenicionin e tij shum inetersant për njëriun në racion me kafshën thotë: “Njeriu është kafshë që mund të japë fjalën”. Këtu kemi një përplasje e cila po ndodhë në mesë indvidëve të një grupi shoqëror. Përplasje kjo që ndodhë në mesë dy grupeve të ndarë nga i njëjti grup. Grupi i parë që në shikim të parë dhe në veshjen e tyre, sjelljet e tyra na dalin si egocentrist dhe ambienti në te cilën e rrethon thuajse janë të tillë ku disa prej tyre shkelin edhe normat e veta të një grupi shoqëror me të cilën kanë jetuarë dhe jetojnë me arsyen e mosndarjes nga shoqëria të cilët hyn në përkufizimin që ka bërë Nietzsche. Kurse nëse i shikojmë sjllejet, veshjen, qenrimin e grupit tjetër mundë të themi se janë tradicional dhe fetarë, dhe mu ashtu siç shprehet edhe Platoni me faktin se këta janë te vetëdijshëm se ditët dhe vitet e diturisë nuk festohen në atë mënyrë ku disa prej tyre këtë natë e përfundojën tragjikisht dhe pjesa tjetër jomire psiqikisht.
Pra mendja e dallon njëriun dhe e bënë që të jetë njëri
“Nuk është përparim i njeriut, që ai të lihet të vepron atë që dëshiron të vepron atë që atij i ka endja, por përparim i njeriut është kur ai vrpron atë që duhet vepruar. I menquri dhe i urtë është ai i cili vepron atë që duhet vepruar ndërsa vetem kafsha vepron atë që dëshiron dhe në dëshirën e saj nuk ka kush që e pengon. Ajo nuk posedon mendje, turp që e ndalon, spo frik e cila e pengon, e as fe që do ta rregullonte jetën e sajë.”
Njeriu duhet të kuptohet si njëri, e këtë e bënë feja islame e cila njeriun e kupton si krijesë sui generis atë e shikon si krijesen më fisnike. Po ashtu i thekson edhe mangësit e tij sepse njeriu gjendet në poziten e mesme, ndërmjet kafshës tek e cila shprehet vullneti epshor dhe melekut (engjullit) qenien e të cilit në përgjithësi e përshkojnë mendja dhe dituria. Ai nuk është as derivat i kafshës e as i engjullit.
Devijimi i njeriut nga rruga e vërtet fillon me nënshtrimin e tij ndaj disa cilësive shtazarake duke synuar të bëhet engjëll.
” Shejtani i nxiti ata të dy (i mashtroi), që t’ua zbulojë atyre pjesët e turpshme që u ishin të mbuluara dhe tha: “Zoti juaj nuk ua ndaloi juve dyve atë pemë vetëm që të mos bëheni meleqë (engjëj), ose të mos bëheni prej të përjetshëmve.” (El-Araf, 20)
“Por, atë e ngacmoi djalli duke i thënë: “O Adem, a do të të tregoj për pemën e pavdekshmërisë dhe të sundimit të pazhdukshëm!” (Ta-ha, 120)
Nëse ndalemi pak, do të vërejmë se devijimi i njeriut ka filluar atëherë për të patur sundim tek ai (nga ana e djallit), është nxitur dëshira për të qenë engjëll, për të patur sundim të pazhdukshëm duke e treguar atë si kanditat potencial për një pozit mbinjerëzore.
Ja pra njëlloj edhe mendimi i përendimorve. Njëriut duke ia rritur mendjen e duke e përgatitur atë si të mjaftushëme dhe zot i vetëvetes, jep shembullin më konkret të adhurimit të djallit.
Ne nuk duhet të mendojmë se lumturinë mundë ta gjejmë në këto vende duke u menduar se knaqësia është në mbramje të tilla (mbramje të maturës), me muzikë dhe defrim ku thuajse është bërë shprehi dhe kjo është realitet.
Në këto mbramje dëmi është më i madh se dobia. Dëmi është si nga ana materiale ashtu dhe nga ajo shoqërore dhe shpirtërore.
Nëse e shikojmë këtë mbramje nga ana materiale atëherë për çdo nxënës që shkonë në këtë nevojiten më së paku 100 euro. Kurse nëse shikohet nga ajo shoqërore është ajo që ndikohet nga individualja. Lakmia që të duket si shoku apo shoqëja e sajë në mbramje të tilla, kur dihet kriza socioekonomike në familjet shqipëtare. Babi i shkret apo ta quajm i mjerë duhet të punojë e të ndajë kafshatën e gojës që ta përcjell birin apo bijen me një përcjellje që në shikim të parë i ngjanson një “poo ylli të Holivoodit” apo një përcjelljeje presidenciale duke menduar se lumturia e pakufishme arrihet në mbrëmje të tilla.
Dhe flen i qetë përderisa fëmija i tyre këthehet i dehur në shtëpi apo ndoshta nuk këthehet fare dhe e tër kjo përfundon me një vizitë me disa pem dhe perime të ndryshme në emergjenc.
Kjo nuk është lumturi, dituri, pjekuri! Kjo është marrëzi.
Shumica e njerëzve janë në pozitën e Nasradinit i cili e ka harruar se është hipur mbi gomar dhe ka filluar ta kërkojë gomarin nëpër treg.
Edhe njerëzit duke harruar se lumturia është në brendinë e tyre e kërkojnë atë në kafe-bare të natës, hotele dhe argëtime të ndryshme duke mos menduar se për të gjitha këto një ditë do të japin llogari dhe do të tubohen të zhveshur thuajse të njëjtë me tubimet e kohëve të sodit në ato mbramje.
“...dhe t’u tërheqish vërejtjen për ditën e tubimit (kijametit), për të cilën nuk ka dyshim. Një grup për në xhennet, kurse një grup për në zjarr”. (42-7) .
“Ajo është ditë e tubimit të njerëzve dhe ajo është ditë dëshmuese”. (11-103) .
“Ditën e kijametit, kur Ai ju tubon juve, ajo është ditë e mashtrimit (ditën e kijametit duket se kush është mashtruar)”. (64-9) .
Duhet të largohemi nga këto vese të shëmtuara sepse bëhen shprehi. Ja të marrim një shembull: Një njeri nuk e ka bërë shprehi duhanin, alkoolin dhe bixhozin ata asesi për të nuk paraqesin nevojë. Por nëse këto vese të liga përfshirë këtu edhe mbramjet e matures që janë bërë shprehi në këtë shoqerii duke na u shëndrruar edhe në traditë të re, atëherë edhe ndaj tyre fillon të ndjejë nevojën sikur që ndjen ndaj bukës dhe ujit.
Shkuarja në mbramje të matures është e ndalume për arsye se në të ka shumë mundësi që një pjesë e nxënsëve të cilët nuk konsumojnë pije alkooloke apo duhan që të mësohen dhe të bëhet shprehi. Respektivisht, fillimi i instikteve është lindja kurse i shprehive hera e parë e vargut e cila përseritet. Njëriu duhanin e konsumon me një cigare, ndërsa alkooloin me një gotë.
Kurse ndryshimi i shprehive tona bëhet dhe arrihet nëpërmjet edukimit të unit ose largimit prej tyre, që në fillim sa është në duar tona. Këtu hyn edhe edukimi i fëmijëve nga baballarët e tyre që në rinin e tyre.
“O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët”.( 66:6).
E për këtë ka thënë Pejgamberi a.s.:”Cdo bari është përgjegjës për kopen e tijë”.
Pra çdo prindër është përgjegjës për fëmijët e vete dhe e shofim edhe nga citati i lartëpermendur ku Zoti iu bënë thirrje ne mbrojtjen e vetes dhe familjes që ti ruajmë fëmijet tonë nga kjo natë e mashtrimit sepse nesër ështe dita e tubimit.
Arsyeja pse feja islame i ka kushtuar kaq kujdes të veçantë rinisë ështe sepse ajo është periudha më e ndieshme e njerëzimit.
“Nga ana tjetër, veset e përvëtësuara në rini më vonë plotësohen me përtacin dhe mosinteresimin dhe si të tilla vazhdojnë deri në vdekje. Pikrisht për këtë themi se periudha më frytëdhënse e ndikimit të moralit është rinia. Edhe pse rinia përballet në kundërvënie të shumta, prapëseprapë me ndihmën e vullnetit dhe përpjekjeve të ndryshme edhe veset më të shumtuara mund të çrrënjosen. Ky botëkuptim i cili nuk është aq i afërt me racionalizimin e shek. tonë, është i prezentuar në shek. VXII ndërsa përfaqësuesesi kryesorë i tij është J.J.Rousseau. Ky filozof në veprat e tij “Marrveshja shoqërore” dhe “Emili” në të madhe e mbron këtë teori”
Duhet ta dim se pengimi i një të shëmtuare është më i mirë dhe i lehtë sesa largimin e saj të mëvonshëm.
Ki kujdesë në botën e shprehive, mendo mire dhe zotëro unin tëndë, ashtu siç thëtë një fjalë popullore “mos shkel në drrasë të kalbur”.
E dim sesa e pafat është jeta e atyre që sot jetën e kalojnë pran tryezave të bixhozit, në qoshet e kafeneve dhe ulëset publike, të cilat veçëse janë viktim e hapave të parë të shkuar në rrugë të gabuar.
Dhe në fundë obligimi kryesorë bie mbi familjet dhe shkollat. Familja dhe shkolla së bashku duhet të bëjnë përpjekje të madhe që fëmijët të mos i mësojnë shprehi të shëmtuara dhe ti mësojë atyre shprehi të mira dhe me vlerë.
Nuk mund ti lë anashë edhe fjalët e një autori,juristi,filozofi Ali Fuad Bashgil i cili thotë:
“ Dëshirojë që shkollat tona që prej fillores e deri te më të lartat të rinjëve gradualisht t’ua mësojnë mënyrën e ecjes me hala të sigurt në rrugën e të mësuarit dhe përgatitjes; t’ua mësojnë fshehtësinë e suksesit në punë. Shkolla mos ti ngjasojë një fabrike e cila prodhon dituri dhe të mos mbetet vetëm në intelektet e te rinjve, por le të ndalet pak edhe në vullnetin e tyre dhe shpirtërishtë le t’i edukojë ata, për arsye se vlera dhe fuqia e njeriut mbështetet në dominimin me unin dhe sundimin e vullnetit, në sjelljet e mira dhe edukatën shpirtërore e jo në sasinë e diturisë.Edukata e shpirtit dhe vullnetit është diç krejtësisht tjetër. Kjo edukat nuk arrihet me leximin dhe mësimin përmendsh të librave.”
www.myftiniashkoder.org






