Myftnia Shkoder - Komuniteti Musliman Shqiptare - Albania

Friday
Mar 12th
Madhesia e shkrimit
  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size

Kohë e humbur?!

E-mail Print PDF
Që nga nata e kaluar djali im i vogël ka qenë i sëmurë. Kur u ktheva prej pune atë mbrëmje vendosa ta dërgojë atë në spital edhe pse isha shumë i lodhur. Në të vërtetë, lodhja për të mirën e tij më dukej pushim.
Aty kishte shumë njerëz që pritnin.. mbase do të duhet të presim më shumë se një orë. Unë e mora numrin tim dhe u ula në dhomën e pritjes. Aty kishte shumë fytyra, të reja dhe të vjetra, por të gjithë të heshtur. Disa lexonin prej broshurave të shumta që gjendeshin në dhomën e pritjes.

Disa nga ata që prisnin i kishin mbyllur sytë, përderisa të tjerë shikonin përreth. Shumica ishin të bezdisur. Vetëm zëri i infermieres që thëriste ndonjë numër e thente heshtjen herë pas here. Gëzimi shfaqej te ai, numri i të cilit thiret, dhe ai ngrihej shpejt.. pastaj heshtja kthehej përsëri.

Ma tërhoqi vëmendjen një djal i ri. Ai ishte duke lexuar nga një Mus-haf (Kuran) i vogël vazhdimisht, duke mos e ngritur aspak kokën. Në fillim nuk mendova shumë për të. Sidoqoft, pas një orë pritjeje shikimi im i rastit u kthye në një persiatje të thellë në lidhje me mënyrën se si ai jetonte dhe e shfrytëzonte kohën.

Një orë nga jeta e humbur! Në vend që të përfitohet nga ajo orë, ajo ishte vetëm një pritje e bezdisshme. Pastaj thirri ezani. Ne shkuam ta falim namazin në xhaminë e spitalit. Unë u mundova të falem në afërsi të atij djaloshit që më herët lexonte Kuran në dhomën e pritjes. Pas namazit unë e bëra një shetitje me të. E informova ate se sa isha i impresionuar nga ajo se si ai mundohej të përfiton nga koha e tij.

Ai më tregoi se shumica e kohës sonë na humb pa përfituar prej saj. Këto janë ditët e jetës sonë që na ikin pa qenë të vetdijshëm ose duke u penduar për humbjen e tyre. Ai tha se kishte filluar ta mban me vete Kuranin me madhësi të xhepit atëherë kur një shok e kishte nxitur që ai ta shfrytëzonte plotësisht kohën e tij. Ai më tregoi se në kohën të cilën të tjerët e humbin ai arrinë të lexoj Kuran më shumë se kur është në shtëpi apo në xhami. Gjithashtu, përveç shpërblimit nga leximi i Kuranit, kjo shprehi e mbron atë nga bezdia dhe stresi. Ai shtoi se deri tash ishte duke pritur një orë e gjysëm.

Pastaj ai pyeti “Kur do të gjesh një orë e gjysëm të lexosh Kuran?”

Unë u mendova.. a thua sa kohë ne e humbim?

Sa shumë momente të jetës sonë na kalojnë, e ne përsëri nuk mbajmë llogari se si na kaluan ato?

Në të vërtetë, sa muaj na kalojnë e ne nuk lexojmë Kuran?

Mu rrit respekti për këtë shokun tim, dhe zbulova se jam i gatshëm të filloj më që të mbaj llogari dhe se kjo kohë nuk është në dorën time.. e çfar jam duke pritur atëherë?

Mendimet e mia i ndërpreu infermierja e cila e thirri numrin tim.. shkova te mjeku. Por tani doja të realizoja edhe diçka. Pasi dola nga spitali me shpejtësi shkova të libraria dhe e bleva një mus-haf në format xhepi. Unë vendosa të jem i ndërgjegjshëm se si e kaloj kohën. Ky ishte qëllimi im kur e futa atë Kuran në xhepin tim. Sa veta do ta bëjnë këtë?

E sa shpërblim të madh do të ketë ai i cili i udhëzon të tjerët në këtë ide!?


Abdulmelik el-Kasim

Përktheu: Omer Islami

Marrë nga: I s l a m w a y . c o m
Komentet (0)add
Ju duhet te jeni te rregjistruar per te bere komente, ju lutemi rregjistrohuni.

busy