Myftnia Shkoder - Komuniteti Musliman Shqiptare - Albania

Friday
Mar 12th
Madhesia e shkrimit
  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size

Vlera e familjes në librat e shenjtë

E-mail Print PDF

Komunitetet fetare në Shkodër sensibilizojnë qytetarët për të mbrojtur vlerat familjare dhe shoqërore

Për herë të parë Komunitetet fetare të qytetit të Shkodrës me iniciativën e krerëve të tyre në bashkëpunim me njëra-tjetrën organizuan takimin sensibilizues “Vlera e familjes në librat e shenjtë”. Ky simpozium organizuar me plot përkushtim komunitetet tradicionale të vendit kishte për qëllim evidentimin e problemeve që po rrezikojnë shoqërinë shqiptare dhe jetën qytetare të vendit si dhe për t’i dhënë tonin vlerave të çmuara shoqërore që Shqipëria dhe shqipëtarët kanë trashëguar përherë brez pas brezi. Është ndër të parët simpoziume të përbashkëta në rang komunitar që zhvillohet në këtë qytetet me karakter shoqëror dhe sensibilizues për fenomene që rrezikojnë shoqërinë dhe familjen siç janë droga, alkooli, prostuticioni, bixhozi, tradhëtia bashkëshortore, bashkëjetesa pa kurore, prishjet e lidhjeve farefisnore, hakmarrjet dhe gjakmarrjet etj që po prishin membranën e familjes shqiptare. Takimin e hapi famulltari i kishës katolike Dom Gjovalin Sukaj i cili ftoi në panel tre referuesit e komuniteteve fetare, teologun Arben Halluni i cili mbajti temën “Vlera e familjes nen dritën e Kur’anit famëlartë”, At Nikolla petani i cili referoi “Vlera e familjes nen dritën e Biblës” si dhe përfaqësuesi i kishës katolike që mbajti temën “Koncepti i kishës katolike për familjen”. Më pas u bënë edhe përshëndetjet nga krerët e lartë të komuniteteve fetare. Në mesazhin e tij myftiu i Shkodrës Imam Ndriçim Sulejmani tha:

Mesazhi i Myftiut Imam Ndriçim Sulejmani
 
Dita e sotme është shprehje modeste e një kontributi të vyer të komuniteteve fetare të qytetit të Shkodrës të cilët të udhëhequr nga drita e librave të shenjtë qiellor, marrin për sipër të jenë përkrah individit, familjes dhe shoqërisë që kanë aq shumë nevojë për konsolidim të vlerave shqërore, vlera që i kanë shoqëruar shqiptarët dhe i kanë integruar në jetë, mbi bazën e karakterit të fortë familjar.

Me dëshirën  e vullnetin e mirë për të qënë sa më pranë sfidave të kohës që i paraqiten shoqërisë sonë dhe për të forcuar më tej membranën e familjes dhe të njeriut të së ardhmes, si shpëtimtarë për brezin e ri, për të patur një shoqëri të shëndoshë, të udhëhequr nga besimi i palëkundur në Zotin e Madhërishëm harmoninë ndërnjerëzore, jemi këtu sot për të rivlerësuar dhe konsoliduar më tej virtytet humane.
Sot është koha që të gjithë ne t’i përgjigjemi domosdoshmërisë së ndërtimit të njeriut hynor, njeriut i cili është qytetar i mirë dhe besimtarë i mirë, duke vendosur baza të shëndosha për shoqërinë, duke ruajtur të shtrenjtë moralin e dinjitetin njerëzor, burrërinë e fisnikrinë, faljen e tolerancën, e duke lënë prapa, shpirtin e hakmarrjes dhe gjakmarrjes fenomene që shkretojnë familje të tëra, ngujojnë dhe lënë pa arsim fëmi të pafajshëm.  
Muhamedi profeti i islamit thoshte;  “Trimëria nuk qëndron në përdorimin e forcës fizike, por në përmbajtjen e zemërimit kur njeriu i ka të gjitha mundësitë që të hakmerret”. 
Është përgjegjësi e madhe e prindërve, baballarëve dhe nënave që të tregojnë kujdes të veçantë për fëmijët e tyre duke i edukuar ato me frymën e pranimit të njëri-tjetrit dhe të bashkëpunimit. [Cdo njeri prej jush është kujdestar dhe do të përgjigjet për ato që ka patur në vartësi…i pari i shtëpisë është përgjegjës për familjen, gruaja është kujdestare në shtëpinë e burrit dhe do të përgjigjet për fëmijët e saj].
Shkodra qyteti i lashtë dhe plot tradita gjeneron në gjirin e vet personalitete dhe prezantohet me urtësi. Të gjitha këto anë pozitive kanë patur si bazë dhe pike referimi familjen dhe edukatën e shëndoshë prindërore.
Duke iu referuar se djeshmes familjet sot janë të rrezikuara nga neglizhenca e kujdesit dhe pëlqimit të imitimit të kulturave që serviren nga popuj të tjerë përmes përzierjes që familjen tashmë nuk e kanë si gjënë më të shtrenjtë. Tjetërsimi i edukatës ka sellë dhe tjetërsimin dhe transformimin shoqëror. Është e vështirë të jetosh realitet të ndryshëm shoqëror nga ai I disa kohëve më parë, ndoshta nuk e kemi ne në dorë ta ndryshojmë mentalitetin dhe menyrën e të jetuarit por ajo që kemi në dorë është të përmirësojmë, ne prindër, mësues, petagogë, drejtues fetarë etj përmes organizimit të takimeve intensive mbi çështjet e moralit dhe të karakterit .
Ky seminar iniciativë e përbashkët e komuniteteve fetare të qytetit të Shkodrës është një hap i rëndësishëm për krijimin e takimeve të tjera me karakter shoqëror dhe kulturor në shërbim të qytetit dhe vendit. Shpresojme se me ndihmën e Zotit takime të tilla do të organizojmë sërish për të tjera problematika që shqëtësojnë shoqërinë tone duke bashkëpunuar ngushtë edhe me hallka të qeverisjes vendore, pasi siç thotë një fjalë e urtë “I pari i vendit është shërbëtor i popullit”.

Më pas përshëndetën përfqësuesi i Kishës Ortodokse autoqefale të Shkodrës At Aleksandër Petani, përfaqësuesi i Kishës Katolike Mon sign. Angelo Massafra, të cilët me këtë rast theksuan që ky bashkëpunim i komuniteteve me njëri tjetrin do të vazhdojë sepse shoqëria dhe familja e jonë e madhe ka nevojë për zërin hyjnor për të evituar rrezikshmërinë që u kanoset çdo ditë rinisë sonë. Ata theksuan se prindrit duhet të punojnë pa u lodhur me fëmijët e tyre dhe të përkujdesen më shumë për ta duke u qëndruar pranë. Takimi u shoqërua me këndime nga librat e shenjtë të Kur’anit citate biblike si dhe këngë për dashurinë njerëzore. Ky takim pati ndikimin e tij tek pjesëmarrësit të cilët shkëmbyen mendimet dhe opinionet e tyre për shtimin e aktiviteteve të tilla në bashkëpunim me komuniteteve duke i ardhur në ndihmë qytetarëve dhe popullit.

www.myftiniashkoder.org

Komentet (0)add
Ju duhet te jeni te rregjistruar per te bere komente, ju lutemi rregjistrohuni.

busy