Myftnia Shkoder - Komuniteti Musliman Shqiptare - Albania

Thursday
Mar 11th
Madhesia e shkrimit
  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size

“Përjetësisht me ty”

E-mail Print PDF

Të enjten me datë 30.4.2009 në teatrin Migjeni ne kuader të festimeve me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhamed, u realizua koncerti “Përjetësisht me ty”. Ky aktivitet i larmishëm me ilahi dhe recitime në shqip, turqisht dhe anglisht u realizua dhe u mbështet nga shoqata turke “Istambul” si dhe Medreseja e Shkodres. Interesi dhe pjesmarrja ishte e jashtzakonshme dhe teatri ishte i tejmbushur qysh para fillimit të aktivitetit. Pas një këndimi të mrekullueshëm të recituesit nga turqia, aktivitetin e përshëndeti kordinatori i shoqatës “Istambul” z. Shuajb Bashan.

Në fjalën e tij z. Bashan theksoi se e gjithë bota islame sot përkujton ditëlindjen e profetit Muhamed, duke përcjellur në mbarë njerëzimin vlerat dhe virtytet sublime të islamit.  Më pas aktivitetin e përshëndeti edhe myftiu i Shkodres imam Ndricim Sulejmani. Në fjalën e tij theksoi se gradualisht këto festime po kthehen në një traditë të konsoliduar të popullit shqiptar.Ai gjithashtu theksoi se myftinia e Shkodres ka shtuar dhe mbështetur aktivitetet e ndryshme islame duke krijuar në këtë mënyrë atmosferë të ngrohtë islame , festive duke përcjellur mesazhin e bashkjetesës.Në fund të fjalës së tij myftiu falenderoi shoqatën “Istambul” për kontributin e vazhdueshëm në qytetin e Shkodres.

Aktivitetin gjithashtu e përshëndetën edhe z.Bujar Spahiu përfaqsues i KMSH si dhe z. Rasim Hasanaj drejtor i komitetit të kulteve.
Më pas aktiviteti vazhdoi me larmishmërinë e tij duke ngjallur tek të pranishmit emocione të vecanta pas interpretimeve të mrekullueshme të aktorëve si z. Reshat Arbana artist i popullit, këngëtares së mirnjohur nga Tetova Violeta Kukaj, recituesve nga Kosova dhe Maqedonia, si dhe korit të mrekullueshëm të medresesë.
Më pas aktiviteti u mbyll me urime dhe përqafimet e ngrohta si dhe me shpresën për një të ardhme të ndritur dhe të begatë, si dhe dëshirën për takime të tjera të këtij lloji.

www.myftiniashkoder.org

Komentet (0)add
Ju duhet te jeni te rregjistruar per te bere komente, ju lutemi rregjistrohuni.

busy