Vendimi për përjashtimin nga një shkollë në Burrel të dy vajzave myslimane ka sjellë reagimin e grupit shqiptarë të të drejtave të njeriut, disa shoqatave myslimane dhe organizatave të shoqërisë civile. Në një deklaratë të përbashkët i kërkohet krerëve më të lartë të shtetit shqiptarë që të ndërhyjnë që të zgjidhin problemin e mbajtes së shamive në shkolla.Përmes kësaj deklarate ata kundërshtojnë vendimin për përjashtimin e dy vajzave myslimane të mbuluara, Florida Kola dhe Artemisa Neziri. E drejta për arsimim pavarësisht besimit dhe shfaqjes së tij bazohet në Kushtetutë, vijon më tej deklarata.
"Liria e ndërgjegjës dhe e fesë është e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Në nenin 24 poka 2 thuhet se secili është i lirë të zgjedh ose të ndryshojë fenë ose bindjet dhe t'i shfaq ato individualisht ose kolektivisht në publik ose në jetën private nëpërmjet kultit, arsimit, praktikave apo kryerjes së riteve. Organizatat e shoqërisë civile i kërkojnë presidentit të republikës si garant të Kushtetutës që të sigurojë respektimin e aktit më të rëndësishëm me hirearkinë e legjislacionit që detyron respektimin e të drejtës së besimit fetar"- u shpreh Avokat Genci Terpo.
Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë ndryshe nga ministri i Arsimit Fatos Beja, i cili deklaroi se shkollat nuk janë vendet e ushtrimit të lirive fetare, kreu i qeverisë Berisha është shprehur se në shkolla duhet të ketë tolerim. Berisha theksoi se kjo çështje duhej zgjidhur me dialog ndonëse e cilësoi laicizmin si trashëgminë tonë më të shkëlqyer Berisha nuk e quajti të drejtë që t'i përplasën derën dikujt se vendos shami. "Nuk mendoj se është ajo zgjidhja" ka deklaruar kryeministri Berisha. /balkanweb/
Vendose tek FAVORITE
Publiko
Dergoje me email
Shikime: 321
Komentet
(0)
Ju duhet te jeni te rregjistruar per te bere komente, ju lutemi rregjistrohuni.






