Myftnia Shkoder - Komuniteti Musliman Shqiptare - Albania

Friday
Mar 12th
Madhesia e shkrimit
  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size

Partia e Drejtësisë vazhdon lobimin në shtetet e Lindjes së Mesme

E-mail Print PDF

Delegacion i Partisë së Drejtësisë i përbërë nga nënkryetari i PD-së Mr.sci.Amir Ahmeti, njëherit deputet në Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe anëtari i kryesisë së degës së PD-së në Prishtinë z.Ali Kamberi, po qëndrojnë në Mbretërinë e Bahrejnit me ftesë të kryetarit z.Mexhid Milad El-Xheziri të komunës së Manamas, kryeqytetit të Bahrejnit.

Takimi ishte shumë i ngrohte dhe premtues për lidhje të raporteve me të drejtpërdrejta mes dy komunave të Prishtinës dhe Manames.

Ndërsa delegacioni i PD-se kërkoi që nga raportet e mira të pushteteve lokale të dy qyteteve, të ndikohet edhe në lidhjen e raporteve në nivelin qendror duke kurorëzuar këto lidhje me njohjen pavarësisë së Kosovës nga ana e Mbretërisë se Bahrejnit.

Delegacioni i PD-se në vazhdën e angazhimeve në lobim për njohjen e Kosovës nga shtetet e Lindjes se Mesme nesër priten në një takim në Parlamentin e Mbretërisë së Bahrejnit, ku konkretisht delegacioni i PD-ës do të kërkoj që edhe Parlamenti i Bahrejnit të shqyrtoj kërkesën për njohjen e pavarësisë dhe sa më shpejt të realizohet njohja e shtetit më të ri në botë.

www.mesazhi.com

Komentet (0)add
Ju duhet te jeni te rregjistruar per te bere komente, ju lutemi rregjistrohuni.

busy