Myftnia Shkoder - Komuniteti Musliman Shqiptare - Albania

Friday
Mar 12th
Madhesia e shkrimit
  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size

Rusia rinisi sulmet ndaj Çeçenisë

E-mail Print PDF
Udhëheqësi pro-rus, Ramzan Kadirov, javën e kaluar deklaroi fitore në luftën ndaj ushtarëve të pro-pavarësisë pasi Kremlini tërhoqi kufizimet e sigurisë në vend.

Rusia kishte futur ushtarët në Çeçeni në vitin 1999 për të përfunduar pavarësinë e shumicës muslimane të fituar në luftën e viteve 1994-96.

Por të premten, komandantët rus ri-futën kufizimet për siguri, të lidhura me sulmet në zonat e maleve të Kaukazit.

Agjencioni i lajmeve Interfax citon zyrtarët duke thëne se luftëtarët po intensifikonin aktivitetet e tyre në rajonet e Shalit, Shatoit dhe atë të Vedenos.

Zyrtarët thonë se kanë marrë lajme për sulme të mundshme të planifikuara ndaj autoriteteve ekzekutive dhe atyre ligjvënëse.

Zyrtarët nuk munden të kontaktoheshin për informata shtesë.

Agjencionet e lajmeve citojnë zyrtarët te kenë thënë se ushtria ka vrarë dy udhëheqës të luftëtarëve, një në Dagestan dhe një në Kabardino-Ballkaria që është në qendër të vendit.

worldbulletin.net/mesazhi.com
Komentet (0)add
Ju duhet te jeni te rregjistruar per te bere komente, ju lutemi rregjistrohuni.

busy