Myftnia Shkoder - Komuniteti Musliman Shqiptare - Albania

Thursday
Mar 11th
Madhesia e shkrimit
  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size

Interviste me Myftiun Imam Ndriçim Sulejmani

E-mail Print PDF

Religjione dhe komunitete aktivizohen në një shoqëri demokratike,program ndërkombëtar në shtetet e bashkuara te Amerikës

Intervistoi Arben Halluni

Pyetje: Z. Myfti! Ju tashme sapo jeni kthyer nga shtetet e  bashkuara të Amerikës ku keni përfaqësuar shtetin shqiptar në shembullin e bashkëjetesës ndërfetare dhe në mënyrë të veçante modelin e qytetit të Shkodrës. A mund të na thoni diçka në lidhje me këtë vizitë si filloi?

Falenderoj sëpari Zotin e madhëruar që me vulllnetin e tij vendosi të bashkëjetojmë në këtë glob të rruzullit tokësor si një familje e vetme, në një shoqëri të lirë dhe të hapur, të ndryshëm në besim, të lirë për të shprehur vullnetin tonë në kërkim të kënaqësisë së Zotit, siç thotë vetë i Madhërishmi në Kur’an {Sikur Allahu të donte do t’i kishte bërë të gjithë njerëzit një ymet të vetëm (të një besimi) por deshi t’i sprovojë ata}. Ky parim hyjnor është shtytësi që na ndihmon përherë të jetojmë jetë vëllazërore dhe të bashkëjetojmë me njëri-tjetrin si njerëz të një toke, që me qindra e mijëra shekuj jetojnë në larmi besimesh dhe bindjesh. E kjo patjetër që është dëshira e vullneti i Zotit që robët e tij të prezantohen me njëri-tjetrin dhe të dallohet se kush është më vepërmiri dhe më kontribues, siç thotë Zoti i Madhërishëm {O njerëz! Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, e më pas ju bëmë juve kombe dhe fise që të prezantoheni me njëri-tjetrin. Me i nderuari prej jush është ai që jep më shumë kontribut ndaj shoqërisë njerëzore}.

Nën hijen e këtij parimi Kur’anor fillova prezantimin tim gjatë vizitës së parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në departamentin e shtetit të SHBA-ve, Ëashington D.C. në ditën e parë të çeljes së punimeve të programit, ku përfaqësues të lartë të këtij shteti i uruan mirëseardhjen delegacioneve religjoze nga e gjithë bota. Përpara se të hyj në detaje do të doja të përshëndesja Ambasadën Amerikane të akredituar në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë e z. Ambasador të shteteve të Bashkuara Mr. John Ëithers II që i dhanë mundësinë qytetit të Shkodrës dhe Shqipërisë të përfaqësojë vlerat e sajë më të mira të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare në këtë program të pasur të nivelit ndërkombëtar. Ditën e parë të datës 23 Shkurt pata rastin të vizitoj nga afër institucionet me të rëndësishme të SHBA-ve si: Shtëpinë e bardhë, Capitol Hause, departamentin e shtetit amerikan dhe zyrën qendrore për çështjet fetare të Europës dhe euroazisë, thesarin e shtetit e të tjera  institucione të rëndësishme të Sh.B.A-së në këtë vend.

Pyetje: Diçka mbi organizimin e programit, takimet që keni zhvilluar në SHBA dhe të çfarë natyre ishin ato?

Organizimi i takimit ishtë perfekt dhe në shkallën më të lartë, gjë që duhet përshëndetur. Kanë qënë ditë me agjendë dhe programe shumë të ngjeshura dhe informacione shumë intensive. Ishte planifikuar një paketë e gjërë vizitash dhe takimesh në disa shtete të Amerikës si : Ëashington D.C, Kaliforni ( Los Angeles ), Tennesse ( Memphis ) dhe Neë York (Manhatan-Brooklyn). Fillimisht pjesëmarrësit ishin të shumtë në numër dhe në këtë mënyrë ishte përceptuar ndarja në grupe e tyre me qëllim që vizitat që do realizoheshin nga pjesëmarrësit të ishin të koordinuara mirë dhe me orare të sakta për çdo grup. Kështu që çdo pjesëmarrës kishte hapësirën dhe mundësinë e takimit, dialogimit dhe pyetjeve në grupe të vogla më shumë se sa në një të vetëm. Takimet ishin të natyrave të ndryshme. Do ti ndaj në disa aspekte:

 

Aspekti fetar

Gjatë programit kemi patur rastin të takohemi me lidershipë të religjioneve të ndryshme të vendosur në shtetet e bashkuara si: organizata dhe fondacione Myslimane, të krishtera, Hebreje, budiste, hindu, protestanë, Evangjelistë etj. Për tu veçuar ishin takimet me pastorët e kishave Baptiste në Memphis (Tenesse), ashtu siç ishte shume interesant takimi në Neë York me Rabinët e religjionit Hebre, me të cilët pata një bashkëbisedim interesant dhe diskutim të gjërë. Pata rastin të vizitoja nga afër objektet e kultit dhe tempujt e religjioneve të ndryshëm, mënyrën se si këto komunitete e organizojnë jetën e tyre fetare, praktikat e ritet e faljes, kontributi që ato japin në drejtim të shoqërisë civile, të njihem me krijimin e shkollave të komuniteteve, sistemet mësimore në shkollat private të këtyre religjione, metodologjinë mësimore etj. Po kështu nga afër kemi ndoqa punën e madhe vullnetare që besimtarët e komuniteteve jepnin në fusha të ndryshme pa dallim besimi e bindjeje për njëri-tjetrin ndihma ushqimore për njerëzit me nevojë, veshmbathje etj. Kjo realizohej në një mënyrë shumë të hapur dhe demokratike pa vënë re diversitetet e besimeve, në emër të ndihmesës njerëzore, kontributit e shpirtit human dhe marëdheniet e shkëlqyera që këto komunitete  kishin vendosur me njëri-tjetrin. Mikpritja dhe bujaria ishte një cilësi e dukshme dhe e qartë në çdo ambjent fetar që vizitova. Vihej re një atmosferë përkushtimi, kujdesi dhe dashurie të veçantë që vinte si rrjedhojë e dashurisë së këtyre drejtuesve religjionar  dhe kërkesës për të qënë pranë tryezave të përbashkëta. Mesazhet qiellore dhe morali që ato përcjellin janë ato vlera që na mundësojnë urat e komunikimit dhe të ndërtimit të dialogut me njëri-tjetrin. Gjuha e librave qiellorë na vuri përballë bashkëbisedimit të hapur dhe diskutimeve me karakter njohës dhe

Aspekti shtetëror

Si të gjithë pjesëmarrësit pata rastin të njihem nga afër me institucionet më të rëndësishme të Ëahingtonit si Shtëpinë e Bardhë, Kapitol House, Thesarin e shtetit, të informohem rreth konstituimit të shtetit amerikan, historinë e gjatë të hapave të demokracisë amerikane, kontributin që presidentët, lidershipët dhe revulucionarët  kishin dhënë në ndërtimin e parimeve të demokracisë Amerikane. Po ashtu të vizitoj zyrat më të rëndësishme të departamentit të shtetit, siç ishte vizita në departamentin e drejtësisë, ku pata rastin nga afër të njihesha me mënyrën e funksionimit të të drejtave njerëzore në SHBA, minoritetet, racat, problematikat e ndryshme. Liria e fjalës dhe e veprimit, liria e ushtrimit të fesë dhe besimit. Në anën tjetër përmes prezantimeve dhe gjatë programit pata rastin të njihem me personalitete të shquara që lanë gjurmë në lëvizjen për të drejtat njerëzore. Një prej pikave më të rëndësishme ishte dhe njohja me muzeumet e këtij shteti që ishin një pasuri shumë e vyer dhe e jashtëzakonshme e këtij vëndi, ku pothuajse ishte e pamundur vizita e plotë e tyre nga pluralizmi i madh që shteti amerikan shfaq në aspektin e mbrojtjes së vlerave kulturore historike në të gjitha drejtimet. Por një prej muzeumeve që më la mbresë të veçantë ishte muzeumi i Martin Luther King në qytetin Memphis të Tenisisë. Takimi me politikanen e shquar dhe të mirënjohur në Kaloforni Los Angeles me reputacion të gjërë si znj. Ferial Misrij me origjinë nga Arabia Saudite ishte me vlera të jashtëzakonshme, ku pata mundësinë t’i merrja disa përshtypje dhe mendime që mendoj se do t’i vlejnë popullit tonë. Znj. Ferial më shprehu gadishmërinë e saj për të ardhur Shqipëri në një kohë opurtune për të. Ajo kishte dëgjuar shumë për Shqipërinë dhe dëshironte ta vizitonte atë. Vizita zhvillova edhe në disa nga shkollat publike amerikane, ku vëreva nga afër mënyrat e zhvillimit të procesit mësimor.

Në fushën kulturore artistike

Ashtu siç thashë edhe në fillim ky program ishte një paketë serioze dhe e kopletuar. E kompletuar ngase në të ishin ndërthurur në mënyrë të shkëlqyer elementë të tjerë të pandarë të jetës njerëzore siç është arti dhe kultura. Si të gjithë pjesëmarrësit e tjerë pata rastin që të vizitoja qytetin Tenessise ( Memphis ) vendi në të cilin zhvilluan karrierën e tyre politike kulturore e artistike personalitete të njohura të botës që kanë lënë gjurmë në histori si Martin Luther King dhe artistë me famë botërore.

Pyetje : A patët rastin që të paraqitni modele të bashkëjetesës ndërfetare në këtë takim? Po , pa tjetër. Patëm rastin të shihnim frymën amerikane të bashkëjetesës por një kohësisht edhe të prezantonim modelin tonë shqiptarë të kësaj  fryme dhe në mënyrë të veçantë të qytetit të Shkodrës, përmes disa fotove dhe takimeve dhe publikimeve mediatike shqiptare. Faktikisht roli i Shqipërisë u vlerësua shumë për mrëkuptimin dhe përvojën në këtë drejtim dhe u vlerësua maksimalisht. Departamenti i shtetit dorëzoi edhe një çertifiktë vlerësimi për këtë përmes zyrës për çështjet e kulturës dhe edukimit.

Pyetje :
çfarë mesazhi mund t’i jepni popullit besimtarë Shkodran pas kësaj eksperience tre javore që kaluat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Njerëzit pa marrë parasysh besimet, e njohin shumë pak besimin që ato i përkasin dhe shumë herë më pak njohin atw të të tjerëve, gjë e cila çon në mosnjohje të tyre dhe të vlerave që ato kanë, me përjashtim të atyre vlera të cilat mbijetojnë si rrjellojë e  traditës së një vëndi. Sot është e nevojshme që takimet tona ta kalojnë nivelin e kortezisë duke bashkëpunuar me projekte konkrete sociale në dobi të vendit duke lënë mënjanë diversitet si vlera të veçanta të besimeve dhe bindjeve njerëzore.

Pyetje : A mund të themi se do të ketë një vijueshmëri të bashkëpunimit në takime të tilla ?


Jam i bindur që po. Në përfundim të vizitës sime në New York në një takim shpreha se është mëse e domosdoshme që të ndërmerren inisiativa për trajnimin e kuadrove fetarë të religjioneve në sfera të ndryshme, gjë që do të ndihmonte shumë në rritjen cilësore të tyre dhe zgjerimin e bagazhit intelektual, çka do të thotë një hap më tej dhe më i avancuar i bashkëjetesës së komuniteteve fetare mes njeri-tjetrit. Besoj se shtetet e Bashkuara i kanë këto mundësi.

www.myftiniashkoder.org

Komentet (0)add
Ju duhet te jeni te rregjistruar per te bere komente, ju lutemi rregjistrohuni.

busy