Hutbe ne xhamine e Perashit 17.07.2009
Sot do te flasim per një ngjarje historike dhe shume te rendesishme, per Isranë dhe Miraxhin. Kjo është njëra prej muxhizeve (ngjarjeve të jashtëzakonshme) të Muhammedit a.s., krahas muxhizes më të madhe të tij që ishte shpallja e Kur’anit fisnik, i cili ka qenë e do të mbetet i paarritshëm e i papërsëritshëm.
Sipas shumicës së historianëve, kjo ngjarje ka ndodhur në natën e 27-të të muajit Rexhep, një vit para se Muhammedi a.s. të shpërngulej prej Mekkes për në Medine.
Çka do të thotë Isra dhe Miraxh? Muhammed el-Gazali ka thënë:Me “Isra” është për qellim udhëtimi magjepsës prej Xhamisë së Shenjtë në Mekke (Qabesë) e deri në Xhaminë el-Aksa në vendin e shenjtë (Palestinë). Ndërsa me “Mi’raxh” është për qëllim udhëtimi i më tejshëm duke u ngritur në shtresat qiellore derisa arriti në pikën ku njohuritë e krijesave përfundojnë dhe esencën e saj nuk e di askush përveç Allahut, për tu kthyer më pas në Xhaminë e Shenjtë në Mekke (Qabe).
Derisa Israja është udhëtim tokësorë që është kryer me fuqinë e Allahut të Madhëruar, Mi’raxhi është udhëtim qiellorë, jashtëtokësorë, për tek Allahu i Madhëruar.
Përse Isra-ja dhe Miraxh-i? Israja ndodhi në një kohë kur Muhammedi a.s vuante shumë; iu persekutoheshin pasuesit, pengohej falja në Qabe, pengohej kumtimi sheshazi i fesë, u detyrua t’i dërgojë ca pasues të tij në Habesh (Etiopi) për shkak se në Mekke gjendja sa vinte e rëndohej më shumë. U bë gati të shkonte në Taif me shpresë se do të përkrahej por atje pësoi edhe më keq.
I vdiq gruaja dhe xhaxhai, njerëzit që më së shumti e përkrahnin, dhe në këtë gjendje Allahu e mori në fqinjësi të Tij për t’ia bërë me dije se nëse në toke nuk pranohesh, në qiell pritesh i mirë se ardhur, nëse në tokë të kanë vdekur mbrojtësit, në qiell ke Allahun që nuk vdes dhe që nuk të lë të pambrojtur.
Allahu ia mundësoi të shkoje në Xhaminë el-Aksa dhe të falet si imam i Pejgamberëve, duke aluduar në atë se të gjithë Pejgamberët janë një-unik në fenë e tyre, në njërën anë, dhe se si ai duhet të duroje, siç duruan ata, në anën tjetër.
Ky udhëtim u realizua që t’i bëhet e mundur Muhammedit a.s, që të shoh argumentet e madhërisë së Allahut, të shikojë ngjarje e ndodhi të ndryshme, në të cilat manifestohet fuqia e Allahut.
Pejgamberi a.s, me këtë vizitë përmblodhi të gjitha mrekullitë e pejgamberëve para tij.
Isait a.s, iu ringjallen disa të vdekur, ndërsa Muhammedit a.s, iu ringjallen tërë pejgamberët.
Musait a.s, Allahu i foli në tokë ndërsa Muhammedit a.s, në qiell.
Nëse Ibrahimi a.s, shikoi në madhësitë e qiellit nga toka, Muhammedi a.s i shikoi mbi qiej.
Nëse Sulejmanit a.s, i erdhi froni i Belkisës sa çel e mbyll sytë, Muhammedit a,s, i erdhi po kështu Kudsi, dhe u vendos mbi shtëpinë e Akilit, ku Muhammedi a.s, e përshkroi para kurejshëve politeistë në detaje.
Nëse era e Sulejmanit a.s, bartte ushtrinë në distancën njëmuajshe për një kohë të shkurtër, Muhammedi a.s, përshkroi distancën qindra milion vitesh për një kohë po kështu të shkurtër.
Tregimi i Isra-së dhe Miraxh-it. Hadithet që përmendin Isra-në dhe Miraxh-in janë të shumta por prej versioneve me përmbledhëse dhe më të qarta është edhe ky, i transmetuar nga Imam Muslimi në Sahihun e tij: “Ma sollën Burakun, i cili ishte kafshe, me e madhe se gomari dhe me e vogël se mushka, e vente thembrën atje ku i përfundonte shikimi. Hipa ne te derisa arritëm ne Kuds, ku e lidha për vendit, ku i lidhin Pejgamberet, alejhimu’s salatu ve’s selam, pastaj hyra ne xhami dhe fala dy rekate. Pastaj dola ndërsa Xhibrili ma solli një ene me vere dhe një tjetër me qumësht. E zgjodha qumështin, ndërsa ai me tha: E zgjodhe natyrshmërinë. Pastaj u ngritëm ne qiellin e dunjasë. Kërkoi Xhibrili qe t’i hapej dera. Kush je ti- pyeti rojtari? Tha: Xhibrili. Kush është me ty- pyeti prape? Muhammedi. A i është dërguar shpallja? Tha: Po. U hap dera kur ja Ademi. Me dëshiroi mirëseardhje dhe u lut për mua për te mire. Pastaj u ngritëm ne qiellin e dyte, ku Xhibrili kërkoi lejehyrje. Kush je ti- pyeti rojtari? Tha: Xhibrili. Kush është me ty- pyeti? Muhammedi. A i është dërguar shpallja? Tha: Po. U hap dera kur ja dy djemtë e tezes, Isai, i biri Merjemes dhe Jahjaja, i biri i Zekrijasë. Me dëshiruan mirëseardhje dhe u luten për hajr për mua. Pastaj u ngritëm ne qiellin e trete. Xhibrili kërkoi leje. Kush je ti- u pyet? Tha: Xhibrili. Kush është me ty- pyeti prape? Muhammedi. A i është dërguar shpallja? Tha: Po. U hap dera kur ja Jusufi, i bukuri, i cili me dëshiroi mirëseardhje dhe u lut për mua. Pastaj u ngritëm ne qiellin e katërt. Xhibrili kërkoi te hapej. Kush je ti- pyeti rojtari? Tha: Xhibrili. Kush është me ty- pyeti prape? Muhammedi. A i është dërguar shpallja? Tha: Po. U hap dera kur ja Idrisi, i cili me dëshiroi mirëseardhje dhe u lut për mua. Thotë Allahu: “?Ne e ngritëm atë në një vend të lartë (ia ngritëm lart famën)”. (Merjem, 57) Pastaj u ngritëm ne qiellin e peste. Xhibrili kërkoi lejehyrje. Kush je ti- pyeti rojtari? Tha: Xhibrili. Kush është me ty- pyeti prape? Muhammedi. A i është dërguar shpallja? Tha: Po. U hap dera kur ja Haruni, i cili me dëshiroi mirëseardhje dhe u lut për mua. Pastaj kaluam ne qiellin e gjashte. Xhibrili kërkoi lejehyrje. Kush je ti- pyeti rojtari? Tha: Xhibrili. Kush është me ty- pyeti prape? Muhammedi. A i është dërguar shpallja? Tha: Po. U hap dera kur ja Musai, i cili me uroi mirëseardhje dhe u lut për mua. Pastaj kaluam ne qiellin e shtate. Xhibrili kërkoi lejehyrje. Kush je ti- pyeti rojtari? Tha: Xhibrili. Kush është me ty- pyeti prape? Muhammedi. A i është dërguar shpallja? Tha: Po. U hap dera Ibrahimi, e cili ishte mbështetur m shpine ne Bejtu’l Ma’mur. Çdo dite aty hynin 70.000 melek;, të cilët me nuk ktheheshin kurrë ne te. Pastaj shkuam ne Sidretu’l Munteha, kur ja gjethet e saj sikurse vesh elefanti ndërsa frytat e saj sikurse vorbe e madhe. Kur e mbuloi nga urdhri i Zotit çka e mbuloi, ndryshoi, dhe askush prej krijesave te Allahut nuk ka mundësi ta përshkruaj bukurinë e saj. Me frymëzoi çka me frymëzoi, e m’i obligoi 50 namaze për çdo dite dhe nate. Zbrita derisa arrita tek Musai, i cili me tha: Çka i obligoi Zoti yt ummetit tënd? Pesëdhjetë namaze- ia ktheva. Kthehu tek Zoti yt dhe lute për lehtësim ngase ummeti yt nuk kane mundësi për këtë. Unë i kam sprovuar izraelitet- i tha Musai. U ktheva tek Zoti im dhe i thashë: O Zoti im! Lehtësoja pak ummetit tim? Ia lehtësoi duke ia hequr pese namaze. U ktheva tek Musai dhe i thashë: M’i hoqi pese namaze. Tha: Ummeti yt nuk kane mundësi për këtë. Kthehu tek Zoti yt dhe lute për lehtësim! Vazhdova tek shkoje tek Zoti im e te kthehem tek Musai derisa tha: O Muhammed! Ato janë pesë namaze për çdo dite dhe nate. Për çdo namaz llogaris dhjete, dhe kështu bëhen 50. Kush dëshiron ta beje ndonjë te mire, por nuk e bën, ia shkruaj një te mire, ndërsa nëse e bën ia shkruaj dhjete te mira. Ndërsa kush donë ta beje ndonjë te keqe por nuk e bën, nuk i shkruhet atij asgjë, e nëse e bën i shkruhet një e keqe. Zbrita tek Musai dhe e lajmërova. Me tha: kthehu tek Zoti dhe lute për lehtësim? Thashë: U ktheva tek Zoti im aq sa edhe u turpërova”.
Kthimi nga Miraxhi: Pasi Xhibrili a.s. e kthen sërish në Mekke Muhammedin a.s. në po të njëjtën natë, të nesërmen në mëngjes Muhammedi a.s. i lajmëron shokët e vet po edhe kurejshitët që nuk i besonin. Tregimi i kësaj ngjarjeje, për muslimanët plotësisht të bindur ishte edhe një shkas plus për t’i besuar akoma më tepër Muhammedit a.s., për muslimanët e luhatshëm ishte një shkas për t’u larguar nga Islami, kurse për mosbesimtarët shkas për t’u thelluar akoma më tepër në mosbesim. Kur këta mosbesimtarë e dëgjuan këtë rrëfim menduan se më në fund gjetën një arsye për t’u tallur e për të mos i besuar atij dhe filluan ta pyesnin për Mesxhidi Aksanë se sa dritare e dyer kishte e të tjera gjëra që ata i njihnin. Pejgamberi a.s. rrëfen: “Kur më përgënjeshtruan kurejshitët (jobesimtarë) për Isranë dhe Miraxhin, dola në Hixhër dhe All-llahu ma paraqiti (përfytyroi) Bejtu’l-Makdisin. Duke shikuar në të fillova t’i lajmëroja ata për shenjat e asaj (Xhamie)”, (Buhariu, Muslimi dhe Tirmidhiu).
Dhuratat e Miraxhit: Abdullah bin Mes’udi r.a. nder te tjera ka thënë: ...“Pejgamberit a.s. i janë dhënë tri gjëra: pesë kohët e namazit, ajetet e fundit të sures el-Bekara dhe i është dhënë premtimi se do t’i falen mëkatet secilit prej ummetit të tij që nuk bën shirk-politeizëm”, (Muslimi).
Mesazhe nga israja dhe miraxhi: Israja dhe Miraxhi ngërthen një varg mësimesh e mesazhes të rëndësishme, që ne këtu do të kishim përmendur si vijon:
1- Nuk ka vend për dëshprim dhe pesimizëm në zemrën e besimtarit, sepse ndihma e Allahut është e pa kontestueshme për besimtarët e vërtetë. Kjo kuptohet nga fakti se Israja dhe Miraxhi ndodhi pas disa ngjarjeve që i ndodhën dhe patën ndikim te Muhamedi s.a.v.s.
2- Vlera e Mesxhidi Aksasë. Nga udhëtimi i Muhamedit s.a.v.s. prej Mekes në Kudus-Palestinë, shihet rëndësia e këtij vendi dhe xhamisë Aksa.
3- Uniteti shpirtërorë i besimtarëve. Kjo, ngase gjat ndodhisë së Israsë dhe Miraxhit, Pejgamberi i Allahut udhëtoi prej Meke në Kuds, i cili ka qenë djep i pejgamberëve.Poashtu, atje ai u fal imam i të dërguarve tjerë, e me këtë u tregua lidhja shpirtërore dhe ideore e besimtarëve të vërtetë, pa marrë parasyshë se në cilën kohë jetojnë dhe cilit vendi takojnë.
4- Besimi i vërtetë-nënshtrim i plotë. Nga rasti i shokut më të afërt Muhamedit s.a.v.s. dhe kalifit të parë të muslimanëve-Ebu Bekër Es-Sidik r.a,
5- Besimi në gajbin-të padukshmen. Një nga elementet bazë të doktrinës Islame është edhe besimi në të padukshmen-gajbin, botë kjo e cila është e pa arritshme për njeriun e zakonshëm.
6– Vlera e namazit. Namazi është adhurimi i vetëm i obliguar në qiell derisa zekati, agjërimi dhe haxhi, dhe të gjitha adhurimet tjera, janë obliguar në tokë, dhe me të drejtë namazi quhet: ” Miraxh i besimtarit”.
Meqë namazi është obliguar në qiell, Allahu na ka bërë me dije se ai duhet t’i kushtohet vetëm Allahut dhe askujt tjetër.
Thotë Allahu: “Vërtet, vetëm Unë jam All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Meje, pra Mua më adhuro dhe fal namazin për të më kujtuar Mua”. (Taha, 14)
E lusim Allahun e Madhëruar, që sikur ia largoi Muhammedit a.s ato brenga e pikëllime atë natë të bekuar, t’ia largojë edhe ummetit të tij dhe t’ia mundësojë një fitore ndaj armiqve të tij! Amin.
Velhamdulil-lahi Rabbil alemine
www.myftiniashkoder.org






