Hutbe në xhaminë e Perashit 03.07.2009
Prej vlerave të shumta të fesë sonë është edhe fakti se kjo fe i jep rëndësi të veçantë moralit. Pejgamberi a.s, ka thënë: "Me të vërtetë jam dërguar që t’i përsos virtytet e mira." (Ahmedi)
Kur All-llahu e zgjodhi Muhammedin a.s, Pejgamber, ky i pranoi sjelljet e mira që i kishin arabët në injorancë, i mënjanoi sjelljet e këqija dhe i përmirësoi ato sjellje që duheshin të përmirësohen.
Prej virtyteve që i kanë pasur arabët në injorancë, ka qenë xhelozia ndaj nderit të vet. Disa prej tyre kanë qenë aq ekstrem në këtë çeshtje, saqë i kanë mbytur vajzat e tyre kur kanë qenë të vogla, nga frika se kur të rriten do të bëjnë imoralitet. Sheriati e ka ndaluar mbytjen e vajzave. Kurse vetinë e xhelozisë e ka përmirësuar dhe e ka bërë degë prej degëve të imanit. Pejgamberi a.s, thotë: "Askush nuk është më xheloz se All-llahu". (Buhari)
Islami e konsideron xhelozinë prej virtyteve më të larta të imanit (besimit). Transmeton Mugireh bin Shu'beh se Sa'd bin Ubadeh ka thënë: "Nëse e shoh një burrë (të huaj) me gruan time, do ta godas me shpatë të mprehtë". I arrin të dërguarit të All-llahut a.s, kjo që ka thënë Sa'di dhe Pejgamberi a.s thotë: "A po çuditeni prej xhelozisë se Sa'dit?! Unë jam më xheloz se ai, ndërsa All-llahu është më xheloz se unë, dhe, për shkak të xhelozisë së All-llahut, janë bërë haram të këqijat e dukshme dhe të fshehta" (Buhariu dhe Muslimi).
Islami e llogaritë xhihad mbrojtjen e nderit dhe xhelozinë për të afërmet, për të cilën gjë, derdhet gjaku dhe flijohet jeta, ndërsa personi i tillë shpërblehet me gradën e shehidit në xhennet. Transmetohet nga Se'id bin Zejd të ketë thënë:"E kam dëgjuar të dërguarin e All-llahut a.s të thotë:"Kush vritet duke e mbrojtur pasurinë e tij është shehid. Kush vritet duke e mbrojtur vetveten e tij është shehid. Kush vritet duke e mbrojtur fenë e tij është shehid, dhe kush vritet duke e mbrojtur familjen e tij është shehid". Në një transmetim tjetër: "Kush vritet duke e mbrojtur nderin e tij është shehid". (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
Në lidhje me xhelozinë në Islam ka shumë hadithe, ndër ta mund të përmendim; “All-llahu xhelozon, por edhe besimtari xhelozon. Xhelozia e All-llahut vjen në shprehje kur një besimtar i bën ato vepra që ia ka ndaluar All-llahu". (Buhari dhe Muslim)
Pejgamberi a.s, gjatë hutbes që e ka mbajtur me rastin e errësimit së diellit, ka thënë: "O ummet i Muhammedit! Askush nuk është më xheloz se All-llahu." (Buhari dhe Muslimi)
"Ka xhelozi që e do All-llahu…". (Ahmed, Ebu Davud dhe Nesai)
Sahabët e Pejgamberit a.s, janë kapur për këtë virtyt pejgamberik dhe ia kanë dhënë të njëjtën pozitë që ua kanë dhënë degëve tjera të imanit, andaj nuk është e çuditshme që ndonjëri prej tyre të vrasë ose të vritet nga shkaku i xhelozisë.
Tregon Ibën Hishami se një grua arabe solli me vete disa mallëra për t’i shitur në tregun e fisit Beni Kajnuka (një fis prej fiseve çifute) dhe u ul pranë një argjendari. Ata (çifutët) kërkuan që ta zbulonte fytyrën, kurse ajo e refuzoi këtë gjë. Argjendari duke mos e hetuar ajo, i kapi rrobat e saja dhe i lidhi. Kur u ngrit, asaj iu zbulua trupi, me çka ata u qeshën, kurse ajo bërtiti. Atëherë u ngrit një musliman dhe e mbyti argjendarin, i cili ishte çifut, kurse nga ana tjetër u mblodhën çifutët dhe e vranë këtë musliman. U nis Pejgamberi a.s, drejt tyre dhe i rrethoi derisa iu dorëzuan, e atëherë Pejgamberi i dëboi në Sham.
Në këtë gjendje kanë vazhduar të parët e ummetit tonë dhe nuk e kanë lënë pas dore këtë sjellje as në momentet e dobësisë, të cilat i ka përjetuar ky ummet. Kur i kanë okupuar kryqtarët disa vende muslimane, okupim i cili ka zgjatur përafërsisht dy shekuj, kohë në të cilën disa muslimanë filluan të mendojnë se asnjëherë nuk do të lirohen nga ky okupim, derisa të vijë Isai a.s, muslimanët i kanë shikuar të krishterët me nënçmim dhe nënvlerësim, saqë i kanë konsideruar dejutha-njerëz të cilët duke ecur me gratë e tyre, takoheshin me burra të huaj, e burri largohej duke i lënë të flasin në vetmi, aq sa donte gruaja.
Historia është përplot shembuj, të cilët rrëfejnë për xhelozinë dhe përkujdesjen e madhe që kanë pasur muslimanët për të afërmet e tyre.
Prej këtyre shembujve të çuditshëm është edhe rasti, të cilin e ka cekur Ibnul-Xhevzi, në librin e tij El-Muntedham: "Thotë Muhammed bin Musa el-Kadij: “Kam prezantuar në një seancë gjyqësore të gjykatësit Musa bin Is'hak el-Kadij, në qytetin Rejj, në vitin 286 hixhri. Një grua dhe i afërmi i saj kishin ardhur te gjykatësi. I afërmi i gruas pretendonte se burri i kësaj gruaje i kishte premtuar asaj për mehër (dhuratë nusërie) pesëqind dinarë, mirëpo burri refuzonte një gjë të tillë. Atëherë, gjykatësi i drejtohet të afërmit të gruas: “A ke dëshmitarë për një gjë të tillë?” Ai thotë: “Po, ata janë prezentë.” Gjykatësi e thërret njërin prej dëshmitarëve që ta shohë gruan për të cilën dëshmon. Ai afrohet dhe kërkon prej gruas që ta zbulojë fytyrën, ashtu që të dijë se për kë po dëshmon. Burri thotë: “Çka po veproni?” Gjykatësi i shpjegon atij se gruaja duhet ta zbulojë fytyrën, ashtu që dëshmitari ta dijë se për kë po dëshmon. Kur dëgjon këto fjalë, burri thotë: “Dëshmoj para gjykatësit se unë ia jap asaj atë mehër që kërkon prej meje, por mos ta zbulojë fytyrën”. Informohet gruaja për atë që ka thënë burri dhe thotë: “Dëshmoj para gjykatësit se unë ia dhuroj atij këtë mehër dhe ia fali atë në këtë botë dhe në ahiret.”Atëherë, gjykatësi tha: “Le të shkruhet kjo prej virtyteve të larta të moralit.”
Shikoni vëllezër musliman se si të parët tanë kanë pasë xhelozi për gratë e tyre. Ata nuk donin që dikush të iu shikoj fytyren e jo më dicka tjetër, ndërsa muslimanët e sotëm nuk e kanë problem se iu dalin grate, motrat, vajzat…, komplet të zbuluara, me të shkurtra, me të ngushta, me të tejdukshme, ku iu duken pjesët e trupit pothuajse komplet. Ka edhe të tjerë që dalin dhe shëtisin me to në këtë gjendje, duke mos e patur problem se ia shikojnë të tjetët, në disa raste edhe duke u krenuar me to.
E kundërta e xhelozit është dejjuthi. Dejjuthi është ai, i cili e miraton të keqen në familje të vet dhe nuk ka xhelozi për ata, kurse në Islam ka ardhur një kërcënim i ashpër për këtë lloj të njerëzve. Transmeton Abdull-llah bin Omeri se i dërguari i All-llahut a.s, ka thënë: "Tre lloje të njerëzve All-llahu xh.xh nuk do t'i shikojë Ditën e Gjykimit: atë që nuk i respekton prindërit, një grua që i përngjanë burrave dhe dejjuthin." (Ahmedi)
Të nderuar besimtarë me aq sa pamë mësipër, kuptohet qartë se muslimani duhet të jetë xhelozë dhe të mos pajtohet me të keqen. Por të mundohet me cdo kushtë, sipas mundësive që ka, ta daloj atë.
Të jetojmë sipas besimit e jo sipas traditave, sepse nëse do të jetojmë sipas traditave e jo sipas besimit do të vijmë në një pikë që zakonet të vlerësohen si besim. Një shprehje e urtë turke thotë: “Nëse nuk jeton sipas besimit atëherë do të fillosh të besosh sipas mynyrës së jetesës që bën”. Këtë e kemi fakt në shoqërinë tonë. Nëse do të jepnim një shembull krejt të thjesht; para komunizmit gratë muslimane në përgjithësi kanë qënë të mbuluara, me ardhjen e komunizmit si shumë gjëra tjera fetare edhe mbulesa u ndalua. Dhe kështu gratë muslimane ish të mbuluara u mësuan me zbulesën deri në atë pikë sa që një pjesë e mirë e tyre pasi u rihapë feja, filluan ta shikojnë mbulesën si dicka jo të mirë. Këto gra që dikur jo vetëm që kanë qenë të mbuluara por edhe me byrde (perce), kur mbulohet ndonjë vajzë e re, ndër të tjera i thonë asaj; Si je mbulu? Ti je e re. Është gjynah me i mbulu ata cfarë flokësh, ato cfarë këmbësh etj. Këto harrojnë se mbulesa është urdhër Allahut (xh.sh), dhe harrojnë se urdhërat e Allahut nuk ndryshojnë, janë të njëjtë si për muslimanët në kohën e Profetit (a.s) ashtu edhe për muslimanët e tjerë deri në kijamet, pa u ndryshuar. Të jetuarit ndryshe nga ajo që kërkon besimi është fatkeqësi e madhe. Me kalimin e kohës gjërat e këqija fillojnë e konsiderohen të mira, ndërsa ato të mirat të këqija.
E lus Allahun Fuqiplotë që t’ju kthejë muslimanëve këtë cilësi të humbur, për të cilën sot më shumë se asnjëherë kanë nevojë për të. Në këtë kohë kur pjesa dërmuese e muslimaneve kanë marrë modën e huaj, dhe kanë lënë pas dore urdhërat e Krijuesit të tyre.






