Hutbe në xhaminë e Perashit 19.06.2009
Edhe hutbeja e sotme do te jete thirrje per ate qe nuk falet rregullisht. O ti qe nuk falesh, a je ndalur dhe ke menduar ndonjehere se nese te vjen vdekja dhe shkon te Allahu xh.sh pa namaz, cfare do ti thuash? A ke harruar se vdekja eshte shume afer, dhe se mund te vuj nga momenti ne moment? A nuk e din se pyetje e pare qe do te behet ne diten e gjykumit eshte namazi? Ake pergatitur ndonje pergjigje? A mund te gjesh ndonje justifikim para Allahut per mos faljen e namazit? Jo kurrsesi, nuk mund te gjesh justifikim, prandaj ki frike Allahun dhe falu pepara se te jete vone, perpara se te behesh xhenaze e njerezit ta falin xhenazen tende.
Ndegjoji fjalet e Krijuesit tend. Thote Allahu xh.sh ne Kur’an: “Thuaj (o Muhammed): Pikëtakimi për ju është për një ditë, të cilën ju as nuk mund ta afroni qoftë për një orë (për një çast), e as ta shtyni.” (Sebe, 36).
Gjithashtu thote: "O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun dhe përmbushni detyrimin ndaj Tij dhe le të shohë çdo njeri çfarë ka përgatitur për të nesërmen dhe kini frikë Allahun. Vërtet që Allahu është i Mirënjohur për gjithçka që ju bëni. Dhe mos veproni si ata që e harruan Allahun (u bënë të pabindur ndaj Tij), dhe Allahu bëri që ata ta harrojnë vetveten e tyre (i la të harrojnë të bëjnë vepra të mira). Ata janë Fasikunët (të pabindurit, të panënshtruarit ndaj Allahut, e që kalojnë çdo kufi në mosbesim)." (Hashr, 18-19).
Ki kujdes dhe mos u bej prej atyre qe do te pendohen pas vdekjes dhe do te kerkojne te kthehen perseri ne dunja qe te bejne vepra te mira por do te jete shume vone.
Thote Allahu xh.sh: “Aq sa, kur t’i vijë vdekja ndonjërit prej tyre (politeistëve, jobesimtarëve) thotë: ”Zoti im! Më kthe prapë, që të mund të bëjë mirësi në çfarë kam lënë (pa bërë) mbrapa! Jo! Është veç një fjalë që ai e flet, ndërsa pas është Berzahu (perde, pengesë ndarëse) deri Ditën kur do të sillen përsëri në jetë!” (Mu’minunë, 99-100).
Ndersa tani ndegjoje Pejgamberin tend a.s. Transmeton Enesi r.a: Pejgamberi a.s vizatoi disa vija dhe tha: “Ky eshte njeriu ndersa ky eshte exheli i tij. Njeriu mundohet dhe perpiqet per te realizuar deshirat e tij deri sa arrin tek vija qe eshte me afer tij, pra, tek exheli i tij”. (Buhari)
Ne nje hadith tjeter: Transmeton Ibn Mes’udi r.a: Pejfamberi a.s vizatoi nje katror, pastaj beri nje vij ne mes te ketij katerkendeshi, e cila dilte jashte katrorit. Dhe pastaj ne anesoret kesaj vije vizatoi disa vija te vogla, dhe tha: “Ky eshte njeriu, ndersa ky katrori qe e rrethon eshte exheli i tij. Ndersa kjo vija e gjate qe del jashte ketij katrori, jene deshirat e njeriut. Kurse vijat e e vogla qe gjinden ne anesoset e vijes se mesit, jane mundimet-sprovat. Njeriu sa te kaloj nje sprove e kap tjetra, e sa te kelojne edhe tjetren e kap sprova tjeter”. (Buhari)
Ne nje rast tjeter Pejgamberi a.s jua spjegoje ne nje forme tjeter sahabeve punen e exhelit. Transmeton Ebu Seid el Hudri r.a: Pejgamberi a.s nguli nnje shkop ne toke, pastaj afer tij ngili nje shkop tjeter, pak me larg nguli nje shkop te trete. Pastaj u kthye nga sahabet dhe iu tha: “A e dini se cfare domethenie ka kjo?” Ata si gjithmone iu pergjigjen; Allahu dhe i Derguari i Tij e din me se miri. Atehere Pejgamberi a.s jua spjegoj: “Shkopi i pare eshte njeriu, i dyti eshte exheli, ndersa i treti jane deshirat. Njeriu duke shkuar pas deshirave, exheli i del perpara dhe merr”. (Ahmed bin Hanbeli)
Vellezer dhe motra, exheli eshte gjeja qe kemi me afer, prandaj muslimani vazhdimisht duhet te jete i pergatitur qe te perballet me te ashtu sic i ka hije nje besintari musliman.Pejgamberi a.s keshillon ummetin e tij qe te punojne sa me shume vepra te mira para se te vij exheli.
Transmeton Ebu hurejre r.a se Pejgamberi a.s ka thene; “Nxitoni ne vepra, para se te vijne shtate gjera”: -nder keta permendi-: “Para se te vije exheli papritur...” (Tirmidhi)
Gjithashtu Ai a.s na keshillon qe ta kujtojme sa me shume vdekjen, e cila ia nderpret njriut te gjitha kenaqesite. Ka thene Pejgamberi a.s: “Perkujtojeni sa me shume ate qe iu nderpret te gjitha kenaqesite-vdekjen”. (Tirmidhi)
Dhe te kujtuarit e vdekjes behet duke u pergatitur per te, duke bere sa me shume vepra per shpetimin tone pas vdekjes. Ai i cili e kujton sa me shume vdekjen dhe pergatitet per jeten pas vdekjes, ai eshte njeriu me i mencur.
Transmeton Ibn Omeri r.a: Nje dite isha me Pejgamberi a.s. Erdhi nje prej ensareve, pasi pershendeti me selam tha; O i Derguari i Allahut! Cili besimtare konsiderohet me i miri? Pejgamberi a.s i tha: “Besimtari me moralin me te mire”. Ensari e pyeti perseri; Cili besimtare konsiderohet me i mencur? Ai a.s tha: “Me i mencur eshte ai qe e kujton sa me shume vdekjen dhe pergatitet per per pas vdekjes”. (Ibn Maxhe)
Ndersa tani te shohim disa thenie te pareve tane te mire ne lidhje me kete teme.
Ebu Derda r.a thotë: “Në qoftë se i kujton të vdekurit, llogarite veten para se të bëhesh njëri prej tyre.”
Hamid el-Lefaf thotë: “Kush e shton përmendjen e vdekjes, shpërblehet me tri gjëra: shpejtimin e tevbes (pendimit), kënaqje me furnizim, dhe zellshmëri në adhurime. E kush e lë pas dore, dënohet me tri gjëra: zvarritjen, shtyrjen, vonimin e tevbes (pendimit), moskënaqje me furnizim, dhe përtaci në adhurim.”
Umer bin Abdulazizi në hutben (fjalimin) e tij ka thene: “Çdo udhëtim ka nevojë për pajisje (mjete, ushqim). Merrni pajisjet e udhëtimit prej kësaj bote për në botën tjetër (frikën e Allahut), veproni e punoni sikur të kishit shikuar atë çka përgatiti Allahu prej mirësive apo dënimeve, frikësohuni dënimit të Allahut, shpresoni në rahmetin (mëshirën), mos shpresoni shumë që të ngurosen zemrat tuaja... .”
Hasan el-Basriu thotë: “Puno, puno! Jeta është frymarrje, e në qoftë se ndërpritet, ndërpriten veprat me të cilat afroheni tek Allahu xh.sh.. Allahu e mëshiroftë një njeri, i cili e llogarit vetveten, dhe qanë për gjynahet e tij. Pastaj lexoi: “Ne vetëm numërojmë për ta një numër të caktuar të ditëve të tyre në këtë botë dhe ua shtyjmë afatin që të zhyten më thellë e të shtojnë të këqijat e mëkatet.” (Merjem, 84).
Gjithashtu ai thotë: “Katër gjëra janë përgatitje për botën tjetër: Agjërimi është shëndet për shpirtin, lëmosha është pengesë mes njeriut dhe zjarrit, namazi afron robin tek Allahu, dhe lotët shlyejnë gjynahet.”
Mundhiri thotë: Dëgjova Malik bin Dinarin duke i thënë vetvetes: “Mjerë për ty, fillo me vepra të mira para se të vjen vdekja! Mjerë për ty, fillo me vepra të mira para se të vjen vdekja! Përsëriti këtë fjalë 60 herë, e dëgjoja e ai nuk më shihte.”
Disa të mençur thonë: Kur të jesh fëmijë, luan me fëmijët, e në rini merresh me argëtim e zbavitje, në pleqëri je i dobët, e kur do të adhurosh Allahun, e kur do të punosh vepra të mira?!
E mbyllim kete hutbe me nje ndodhi te ndodhur ne kohen e Omeri r.a. Me nje rast Omeri r.a rastisi ne nje femije i cili po nxitonte per te shkuar ne xhami me fal namaz. Omeri iu drejtua femijes; ti je i vogel, mos u shqeteso kaq shume, ti akoma nuk e ke farz namazin. Femiu ia kthej; O xhaxha! Ku ka te vogel e te madhe ne kete pune. Dje vdiq nje femije ne lagjen tone, bile ishte me i vogel se une. Vdekja nuk ben dallim ne mes te vogli dhe te madhit. Prandaj duhet me qene gati ne cdo moshe.
Faluni o musliman dhe mos t’ju mashtroje shejtani duke iu thene se ke kohe boll te falesh, kur te plakesh do te falesh. Mos thuaj se do te falem kur te behem sa babai apo sa gjyshi, por falu. A ke ti garanci se do te arrishe moshen e babait apo te gjyshit? Edhe nese ia arrine, cfare do ti thuash Allahut per vitet qe te kane kaluar pa namaz? A nuk e din ti se Pejgamberi a.s na ka keshilluar qe femijeve tu mesojme namazin qe ne moshen shtate vjecare, e kur te behen dhjete vjec, nese nuk falen rregullisht te jua terheqim veshin? A mos je ti shtate vjecar apo dhjete vjecar?! Prandaj kani frike Allahun dhe faluni perpara se t’ju vij vdekja.






