Hutbe ne xhamine e Perashit. 12.06.2009
Dhuntitë e All-llahut xh.sh mbi ne janë të panumërta, dhuratat e Tij janë të mëdha, të mirat e Tij jane pa kufi. All-llahu xh.sh thotë: “…edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat e All-llahut nuk do të mundë të arrini t’i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës”. (Ibrahim:34).
Te mirat e Allahut mbi ne nuk mund te numerohen, por ne po permendim disa prej dhuntive kryesore:
1- Dhuntia e Islamit dhe Imanit, kjo është dhuntia kryesore, dhuntia më e madhe të cilën na e ka dhënë All-llahu xh.sh e nuk na ka bërë prej çifutëve, ose prej krishterëve të cilët devijuan nga rruga e All-llahut.
Muxhahidi kur ka komentuar ajetin: “…dhe plotësoi ndaj jush të mirat e Tij të dukshme e të fshehta,…”. (Llukman: 20) tha se kjo dhunti është thënja: “La ilahe il-lall-llah”.
2- Dhuntia e shëndetit dhe gjymtyrëve të shëndosha. Ebu Derda r.a thoshte: “Shëndeti është mbretëri”.
Tregon Selman Farisiu r.a se një njeriut All-llahu i kishte dhënë shumë pasuri, mirëpo pas një kohe, ia merr krejt këtë pasuri dhe e le më një hasër të vjetër, kurse ky gjate tërë kohës e falënderonte dhe lavdëronte All-llahun. Për këtë e pyeti një njeri, të cilit All-llahu i kishte dhënë pasuri: për çka i falënderohesh All-llahut? Tha: për ate që asnjë krijesë nuk mundet me ta dhënë: për shikimin, duart, këmbët…etj.
Erdhi një njeri te Junus ibn Ubejdi, i ankohet për vështirësinë në të cilën jetonte. Junusi ia ktheu: a e shet shikimin për 100.000 dirhem? Tha: jo. A i shet duart për 100.000? Tha: jo. A i shet këmbët për 100.000? Tha: jo. Ja përmendi me rend disa dhunti, e në fund i tha: po shoh se ti posedon me qindra mijë dirhem, kurse prap se prap ankohesh!
3- Dhuntia e të qenurit nga të zgjedhurit. Allahu xh.sh na ka zgjedhur neve si adhurues te Tij, nderkohe qe ka shume njerez qe nuk dojne t’ia dijne per Zotin xh.sh.
Vehb ibn Munebehi së bashku me një njeri kaluan pranë një njeriu të sëmurë, të verbër, zgjeban dhe me lebër, mirepo thoshte: falënderimi i qoftë All-llahut për këto dhunti. Njeriu që ishte me Vehbin tha: ç’farë nimeti të ka mbetur, për të cilin e falënderon All-llahun?! Kurse ky njeri jetonte në një fshat ku bënin gjynahe. Ia ktheu këtij njeriu: shikoi banorët e këtij vendi, shiko se sa shumë janë dhe çka bëjnë, a mos ta falënderoj pasiqë askush se njeh përveç meje!!
4- Meshira e madhe Allahut xh.sh: Pejgamberi a.s thotë:"Allahu xh.sh ditën kur i krijoi qiejt dhe tokën, krijoi po ashtu njëqind rahmete (mëshira). Distanca e çdo mëshire me tjetrën është sa distanca mes qiellit dhe tokës.Dhe prej tyre njërën e lëshoi në tokë më të cilën nëna e mëshiron fëmijen e saj, po ashtu egërsirat dhe shpezët mëshirohën mes vete. Ndersa nëntëdhjetë e nëntë I mbajti per vete, e në ditën e kijametit i përmbush (plotëson ato) me këtë mëshirë”. (sahih. Buhariu dhe Muslimi)
Dijetari islam Hammad ibn Seleme thoshte: "Nuk më gëzon nëse puna ime ne ditën e gjykimit i lihet në dore prindërve të mi, se më të vërtetë Zoti është më i mëshirshëm ndaj meje se prindërit e mi.
Transmetohet se Fudajl ibn Ajjadi shikoi se si njerëzit natën e arafatit e madhëronin Allahun dhe qanin, me kete rast tha: Cka mendoni sikur te gjithë këta të shkojnë të një njeri dhe t'i kerkojne nje dinar, a do t'ua refuzonte kërkesën? Ata thanë:Jo. Pastaj Fudajli tha: “Vallahi, falja e gjynaheve nga ana e Allahut është më e lehtë (thjeshtë) se sa t'i pergjigjet ky njeri kërkesës së këtij grupi njerëzish”.
Vlera e shukrit- falënderimit dhe falënderuesve
1- All-llahu xh.sh ka urdhëruar robët e Tij që ta falënderojnë, duke thënë: “Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shprëblim). Më falënderoni e mos Më mohoni”. (Bekare:152).
2- Ai xh.sh i ka ndarë njerëzit në falënderues dhe mohues, kurse gjëja më e urrejtur është kufri dhe kafirat dhe gjëja më e dashur është shukri dhe falënderuesit. All-llahu xh.sh thotë: “Ne e udhëzuam atë në rrugën të drejtë, e ai do të jetë: mirënjohës ose përbuzës”. (Insan:3).
“Ai nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të Vet, e nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, Ai e pëlqen atë për ju”. (Zumer:7).
3- All-llahu xh.sh ka lajmëruar se falenderimi i shtone te mirat. Ai xh.sh thotë: “Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: “Nëse falënderoni, do t’ua shtojë të mirat, e nëse përbuzni, s’ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!”. (Ibrahim:7).
Pejgamberi a.s në mëngjes dhe mbrëmje e thoshte këtë lutje: “All-llahu im, çdo shunti që ka gdhirë me mua ose më ndonjë krijesë Tenden, është prej Teje, që je Një pa ortak, Ty të takon falënderimi”. Dhe ka treguar se ai që e thotë këtë lutje në mëngjesë e ka plotësuar falënderimin e asaj dite, kurse ai që e thotë në mbrëmje e ka plotësuar falënderimin e asaj nate”. (Ebu Davudi).
Llojet e falenderimit : Imam Ibn Rexhebi thotë: “Falenderimi është me zemër, gjuhë dhe gjymtyrë”.
1- Falenderimi me zemër është pranimi i dhuntive, pranimi se janë nga dhuntidhënësi (Allahu xh.sh).
2- Falenderimi me gjuhë është lavdërimi për dhuntitë, përmendja, numërimi dhe shfaqja e tyre. All-llahu xh.sh thotë: “E me të mirat që të dha Zoti yt, trego (udhëzo njerëz)”! (Duha:11).
Omer ibn Abdul-Azizi lutej dhe thoshte: “All-llahu im, kërkoj strehim te Ti që mos ti përballoj dhuntitë e Tuaja me kufër (mohim), ta mohoj pasiqë ta njoh ose ta harrojë e mos të lavdëroj për te”.
Fudajl ibn Ijadi thotë: “Më parë kanë thënë se prej falënderimit është bisedimi rreth atyre dhuntive”. Një natë u ulën me Ibn Ujejnen dhe qëndruan deri në mëngjes duke i përmendur dhuntitë deri në mëngjes”.
3- Falenderimi me gjymtyrë është që mos të shfrytëzohen këto dhunti në gjëra tjera përveç se në rrespekt ndaj All-llahut xh.sh e mos të shfrytëzohen në mëkate.
Nje nder menyrat e falenderimit me gjymtyre, dhe nder me te dashurat tek Allahu xh.sh, eshte namazi.
Profeti a.s ka thënë: ”All-llahu xh.sh thotë: ”Unë e kam ndarë faljen midis Meje dhe robit Tim në dy pjesë (gjysma). Njëra gjysmë është për Mua dhe gjysma tjetër është për robin Tim, dhe robi Im do ta ketë (gjejë) atë çfarë kërkoi.”Pastaj i Derguari i All-llahut a.s ka thënë: ”Kur njeriu thote:”Falenderimi i takon All-llahut, Zotit të Botërave.” All-llahu i Lartësuar thotë: ”Robi Im më falënderoi Mua.” Robi thotë:”I Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.” All-llahu thotë:”Robi Im më lavdëroi.” Robi thotë:”Sunduesi i Ditës së Gjykimit.” All-llahu i Lartësuar thotë:”Robi Im më madhëroi.” Robi thotë:”Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kerkojmë.” Ai thotë:”Kjo është midis Meje dhe robit Tim dhe robi Im do ta gjejë atë çfarë kërkoi.” Robi thotë:”Udhëzona në Rrugën e Drejtë, Rrugën e atyre të cilëve u ke dhuruar mirësi (begati), jo në rrugën e atyre mbi të cilët është Zemërimi Yt, dhe të atyre të cilët humbën.” Ai, më i Larti, thotë:”Të gjitha këto janë për robin Tim dhe robi Im do të gjejë atë çfarë kërkoi.” (Muslimi)
Pejgamberi a.s ka falur namaz nate derisa i janë ënjtur këmbët. Kur e kanë pyetur për këtë gjë: ai është përgjigjur: “A nuk duhet të jem rob falënderues”.(Buhari dhe Muslim)
E perfundojme me lutjen qe Pejgamberi a.s ia ka mesuar Muadhit r.a: Ai a.s e ka porositur Muadhin r.a duke i thënë: “Muadh. Unë të dua. Mos harro që pas çdo namazi të thuash: All-llahu im, më ndihmo të të përkujtoj, të të falënderoj dhe të të adhuroj mirë”. (Ahmedi dhe Ebu Davudi).
www.myftiniashkoder.org






