Myftnia Shkoder - Komuniteti Musliman Shqiptare - Albania

Friday
Mar 12th
Madhesia e shkrimit
  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size

Turpi - Naim Drijaj

E-mail Print PDF

Hutbe ne xhamine e Parrucës 12.06.2009

Është transmetuar nga Ibn Maxhe se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Çdo fe e ka një moral dhe morali i Islamit është turpi”

Ajo çfarë duhet të interesohemi për të edukuar brezat e rinj të kësaj kohe është edhe ndjesia e turpit, si një pjesë e rëndësishme e moralit islam, i cili buron nga pastërtia e mësimeve Kur’anore dhe e traditës profetike.

Në një hadith të transmetuar nga Buhariu Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ajo çfarë kanë mësuar njerëzit nga profetët e hershëm është: Kur nuk ke turp vepro ç’të duash”.

Turpi është një nga shkaqet e ruajtjes së moralit dhe besimit nga veprat e ulëta si dhe nxitës për kryerjen e veprave të mira.

Turpi është një nga virtytet më të mira të njerut. Muslimani obligohet që të stoliset me këtë virtyt të lartë. Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Omeri r.a. se Pejgamberi a.s. ka kaluar pranë një njeriu ndërsa ky ishte duke e qortuar vëllanë e tij me fjalët: “Po turpërohesh së tepërmi”, dhe me këtë nënkuptonte se turpi e kishte dëmtuar. Atëherë Pejgamberi a.s. i ka thënë:“Lere, vërtetë turpi është nga imani”.Turpi është çelësi i çdo të mirë, me forcën e tij shtohet mirësia, dobësohet e keqja, kurse me dobësinë e tij dobësohet mirësia dhe shtohet veprimi i të keqes.
Në një hadith të transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi i dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

“Turpi është një prej degëve të besimit” Turpi sjell vetëm të mira.

Vehb ibn Munebih ka thënë: “Imani është i zhveshur dhe petka e tij është devotshmëria, stolia e tij është turpi, pasuria e tij është nderi”.

Transmeton Abdullah ibn Mes’udi r.a. se Pejgamberi a.s. një ditë u tha disave prej shokëve të tij: “Turpërohuni nga Allahu xh.sh. ashtu siç e meriton Ai! Ata thanë: O i Dërguari i Allahut ne turpërohemi. Pejgamberi a.s. përseri tha: Jo kështu porse turpërimi i vërtetë ndaj Allahut është ta ruash kokën dhe atë që është në të pra (mendjen), barkun dhe atë që mban në të, dhe të përkujtosh vdekjen. Ai i cili dëshiron Ahiretin të braktis kënaqësitë e tepruara të kësaj bote, dhe ai i cili i bën këto është turpëruar nga Allahu xh.sh. ashtu siç e meriton Ai”. (Tirmidhiu)

Në ditët e sotme është shumë e rëndësishme për ne, që të jemi njerëz të fortë me besimin tonë, të aftë për të kuptuar realitetin në të cilin jetojmë, dhe të punojmë me të gjitha mundësitë tona që mësimet e pastra besimore, me të cilat jemi veshur, të arrijnë në vendin e duhur, që kjo shoqëri, pjesë e së cilës jemi të gjithë, të kthehet nga burimi i mirësisë dhe i mbarësisë, të veshet me besimin e Njësisë, të zbukurohet me moralin e turpit, të fuqizohet me dituri e urtësi e të jetë shembull në familjen e madhe të shoqërive njerëzore.

Transmeton Hakimi dhe Bejhakiu se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Turpi dhe besimi janë së bashku dhe nëse zhduket njëri prej tyre zhduket edhe tjetri”.

www.myftiniashkoder.org

Komentet (0)add
Ju duhet te jeni te rregjistruar per te bere komente, ju lutemi rregjistrohuni.

busy