Hutbe ne xhamine e Perashit 02.06.2009
Sot dua të bëj një dialog të shkurtër me atë që nuk falet. Dua të thërras atë i cili e ka braktis namazin. O ti që e ke braktis namazin. Pse nuk falesh? Cila është arsyeja që ti nuk falesh? Pyete veten o rob i Allahut, përse unë nuk falem?! Këta njerëz që bëjnë ruku e sexhde, që i mbushin xhamitë, në cka janë më të mirë se unë? Përse edhe unë nuk falem sikur ata? A mos jam më i mirë se ata? Pse...?
A mos vallë në veten tënde ke mendjemadhësi? A ke mendjemadhësi, refuzon që ti biesh në sexhde Zotit tënd? Ke mendjemadhësi dhe rrefuzon që të rrish përpara Zoti tënd? Nëse je mendjemadh ndaj Allahut...shpresoj që jo, sepse mendjamadhësia ndaj Allahut është bela e madhe. Atëherë ai është një problem shumë i madh. Ti i din shumë mirë pasojat e mendjemadhësisë ndaj Allahut. Mjafton të lexosh në Kur’an, e të shikosh se si ishte fundi shejtanit, i cili rrefuzoi urdhrin e Allahut, për shkak të mendjemadhësisë. Kjo mendjemadhësi e tij, ndaj Krujuesit, u bë shkak që ai të largohet përfundimisht nga mëshira e Allahut, dhe në ditën e gjykimit do të jetë në krye të atyre që do të hyjë në xhehennem.
Ty i cili nuk falesh, po të drejtohem me shprehjen “o rob i Allahut”, sepse kjo është shprehja më e përshtatshme me të cilën mund të drejtohem ty, tani, derisa ti të fillosh e të falesh rregullisht, që unë të mund të thërras vëllau im. Gjithashtu dëshiroj që ti them gruas e cila nuk falet; “o robëresha e Allahut”. Mos mendo se namazi është obligim vetëm për burra, namazi është obligim edhe për burra edhe për gra. Është obligim për të gjithë robët e Allahut. Namazi është obligim për të gjithë njerëzit të cilët marrin frymë. Për cdo njeri që ka shpirt në trup.
O ti që nuk falesh! Dëshiroj të ti them dy fjalë, prandaj dëgjo dhe mos u mërzit. Po mundohem të jem i kujdesshëm me ty që të mos mërzis, në mënyrë që të më duash dhe unë të të dua ty, që të hyjmë që të dy në xhennet, inshaallah. Apo nuk dëshiron që të hysh as në xhennet?!
Eja falu, pse nuk falesh? Më thua dëshiroj të filloj të falem por nuk kam kohë,... nuk ke kohë për Allahun?! Për Krijuesin tënd?! . Atëherë unë të them; Allahu ka shpall se paratë dhe pasuria janë dhënë në shërbimin tonë. Dhe se ne të gjithë jemi në shërbim të dinit (fesë).
Ka thënë Pejgamberi a.s: Allahu ka thënë: “Ne i kemi dërguar paratë dhe pasurinë që të kryhet namazi dhe të jepet zekati”. A e more vesh tani se përse ti ka dhënë Allahu xh.sh paratë dhe pasurinë? Ti ka dhënë për ta falur namazin dhe për ta dhënë zekatin.
Më thua nuk kam kohë! Si po mendon se nuk ke kohë?! Ke frikë se do ti humbësh paratë nëse fillon të falesh? Jo. Ai i cili preokupohet me këtë botë dhe e braktis namazin e obliguar, hyn tek ata njerëz, për të cilët Allahu xh.sh ka thënë:
“Po ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote, e dihet se jeta e botës tjetër është më e mirë dhe e përjetshme”. (Kur’an. 87: 16-17)
Unë vetëm po ta përkujtoj fjalën e Allahut xh.sh. i cili thotë: “Vërtet ata ( idhujtarët) e duan shumë këtë jetë dhe e zënë asgjë ditën e rëndë që i pret”. (Kur’an. 76:27)
Në një hadith kudsij Allahu xh.sh thotë: O bijtë e Ademit! Nënshtromuni Mua! E Unë do ta mbush me pasuri gjoksin tënd dhe do të ruaj nga varfëria. E nëse nuk më nënshtrohesh Mua, Unë do të bëj të zënë (angazhuar), dhe nuk do ta ndaloj varfërinë”. A e sheh se ku është zgjidhja? Prandaj ndaj kohë për Allahun xh.sh, o njeri, se nëse falesh Allahu do ta mbush gjoksin tënd me pasuri dhe do të ruaj nga varfëria, e nëse nuk falesh do të jesh shumë i ngarkuar, dhe varfëria do të të ndjek nga pas.
Kur u thua atyre që nuk falen, të cilët janë të angazhuar me punë ndryshme të dunjasë; eja të falesh, të thonë dicka shumë të cuditshme e cila nuk është as ajet e as hadith “puna është ibadet”! Dije o rob i Allahut se puna e cila të pengon nga ajo me cka Allahu xh.sh të ka obliguar, është adhurim i shejtanit. Atëherë ajo nuk është nënshtrim ndaj Allahut, po ndaj shejtanit.
Pejgamberi a.s ka thënë: “U shkatërrua robi i derhemit dhe i dinarit”. (Muslimi)
Është i humbur ai që është bërë rob i parasë, dhe që ka frikë të ndaj disa minuta nga frika se do ti humb pak para.
“Ata që fenë e tyre e morën tallje e lojë dhe të cilët i mashtroi jeta e dunjasë...”. (Kur’an. 7:51)
Përgjigjja për ty që thua se nuk kam kohë, është: Nëse dikujt do ti ishtë lejuar ta lënë namazin për shkak të kohës, ata do të ishin muxhahidët (luftëtarët). Muxhahidët të cilët qëndrojnë ball për ball me armikun, nën hijen e shpatave apo të plumbave. Por, përkundër gjithë kësaj, njeriu prapë është i obliguar të falet. Gjysma e ushtrisë lufton, ndërsa gjysma tjetër falet. Pra nëse do ti lejohej dikujt ta linte namazin për shkak të kohës, do të ishte muxhahidi ose i sëmuri, edhe i sëmuri falet ashtu si të mundet. Apo atij i cili është i frikësuar. Në raste frike i obligohet të falë namazin e frikës.
Nuk mund të parmandohet një njeri musliman e të mos falet... përvec gruas e cila është në hajz (në të përmuajshmet) apo nifas (perjudha pas lindjes).
O ti që nuk falesh! Ajo që dua të të them tani është se ka shumë njerëz që dëshirojnë të falen - por janë qafira (mosbesimtarë). Mosbesimtarët janë xheloz ndaj muslimanëve për shkak të namazit të tyre, e ti je në islam e nuk dëshiron të falesh!
“Ata që nuk besuan shpeshherë do të kishin dëshiruar të kishin qenë muslimanë”. (Kur’an.15:2)
Shumë njerëz janë udhëzuar në islam për shkak të namazit. Kur kanë parë se si njerëzit falen.
Dëgjoj disa shembuj. Ka qenë një filozof francez që quhej Renan, i cili tregon: “Nuk kam hyrë asnjëherë në ndonjë xhami, e që të mos më kaplojë një ndjenjë e ngrohtë. Ose thënë ndryshe; me të vërtetë më vjen keq që nuk jam musliman”. A e sheh? Mosbesimtari thotë se cdo herë kur hyn në xhami dhe i sheh njerëzit duke u fal, hidhërohet me vetveten pse nuk është musliman. E ti je musliman e nuk dëshiron të vish në xhami! Nuk dëshiron të falesh.
Të pyes përsëri, pse nuk falesh? Mu pergjigj. Do të tregoj një tjetër tregim, për një jobesimtar i cili kishte dëshiruar të falet. Emri i tij është Tomas Arnold. Ky thotë: Ai i cili takohet me muslimanin për herë të parë, nuk ka mundësi që të mos cuditet dhe të mos lakmojë në bindshmërinë (imanin) e tij të madhe. Sepse kudo që të gjendet - qoftë në rrugë apo në stacion të trenit, apo në fushë – ajo që më së shumti lakmon të shikoj syri i njeriut është, kur e sheh njeriun i cili mezi i ka disa të holla për rroba dhe i cili nuk ka aspak syefaqësi, e sheh se si e lë punen me të cilën është i angazhuar, dhe shkon qetë dhe i nënshtruar ta kryej namazin në kohen e vet. Kjo është dicka e mrekullueshme...” Ky është person i cili vecanërisht i lakmon namazlijtë. E ti pse nuk ke dëshirë që njerëzit të lakmojnë nga namazi yt?.
Ndërsa tani do të tregoj rastin e një jehudiu. Në mënyrë që ti të dorëzohesh para fakteve dhe ti nënshtrohesh Allahut xh.sh. Ky person ishte i njohur dhe quhej Zaki Ereby, ishte prijës i jahudive në Egjipt. Ky person thotë: “Pyetja që cdo herë përsëritej tek unë dhe i trazonte mendimet e mia, ishte; pse unë nuk e pranoj Islamin? Kjo ka qenë pyetja që vazhdimisht ia bëja vetes, dhe thellë më shqetësonte. Sa herë kur shoh ndonjë njeri të thjesht , ndonjë bujk, i cili qëndron para Allahut, falet në një vend të vogël në skaj të arës, në atë moment dëshiroj të falem si ai dhe ta thërras Allahun sikurse ai. Pastaj Allahu më udhëzoi në Islam por vetëm pasi që më kaluan 65 vite pa namaz”.
Është bërë musliman në moshën 65 vjecare. Prej dashurisë së pastër ndaj namazit!!! Pra ky person bëhet musliman nga simpatia që kishte ndaj atyre që faleshin dhe shpreh keqardhje për 65 vitet që i kanë kalu pa e shijuar namazin, ndërsa ty nuk të shqetëson fakti se po të kalojnë tërë këto ditë pa namaz! Prandaj o lënës i namazit falu sa më shpejt në mënyrë që nesër të mos pendohesh për ditët që ke kaluar pa shijuar namazin.
E lus Allahun xh.sh që ti udhëzojë të gjithë muslimanët në namaz. Amin. Velhamdulil-lahi Rabbil alemin
www.myftiniashkoder.org






